Lubonja: Të vdekurit e 26 nëntorit mund të ishin evituar plotësisht

E Enjte, 05 December 2019 21:51

Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se në vendin tonë kanë ndodhur dy tërmete, ai natyror, që shkaktoi dëme të mëdha dhe vrau njerëz, dhe tërmeti ndaj besimit që duhet të kemi tek institucionet dhe shteti.

Sipas tij, tërmeti ka rrëzuar shumë keq godinat e shtetit, ndërsa shtoi se mund të ishin evituar plotësisht vdekjet
“Duhet të bëjmë një dallim kryesor, që nuk bëhet fjalë aq shumë për tërmetin. Këtu ka dy tërmete, njëri është ai që ra dhe shkaktoi dëme, tërmeti tjetër që ka rënë është ndaj besimit që duhet të kemi tek institucionet, shteti, e të gjithë ato organizma që duhet të punojmë që në raste tërmetesh të tilla të kemi minimumin e dëmeve.

Është tërmeti që ka rrëzuar shumë keq godinat e shtetit tonë. Të vdekurit që janë drama më e madhe materiale për mendimin tim mund të ishin evituar plotësisht, nëse ne do kishim marrë disa masa ndaj ndërtesave.

Ne kemi rrëzim ndërtesash në Kënetë, ndërkohë që ne e dimë se aty nuk duhet të ndërtojmë, ka ligje, por aty vdiq familja Lala. Edhe nëse ndërton aty, duhen disa parametra.

E dyta, u paralajmërua një tërmet në shtator, si dhe presidenti tha për një tërmet të fortë, por qeveria u tall. Në Thumanë ndërtesat ishin të amortizuara, por nuk kishte ndërhyrje.

E treta, kemi dëmtime në plazhin e Durrësit, dhe aty pati të vdekur. Është ndërtuar pa plan. Ke një hartë të Enver Hoxhës se si duhet ndërtuar, ku mund të bien tërmete dhe sa ballë. Shqipërinë e kanë marrë në dorë druvarët dhe janë hequr nga skena specialistët, ekspertët, etj, dhe ky është problemi. Për të marrë atë që thotë ministri se situata është nën kontroll, përsëri na përdorin të huajt. Për mendimin tim situata është kritike”, tha Lubonja.

Modifikuar më Premte, 06 December 2019 17:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...