Me Ramën shqiptarët patën varfëri, lot dhe drogë

Saturday, 14 December 2019 10:44

Kjo tragjedi e madhe që e gjeti Shqipërinë me tërmetin e 26 nëntorit i shtoi edhe më shumë lotët në sytë e shqiptarëve.

Themi që i shtoi sepse shoqëria shqiptare ka disa vite që qan tashmë për situatën ku është futur vendi.

Një vend ku varfëria ekstreme ka kapluar pjesën e madhe të shoqërisë, ku në ccdo qelizë të shtetit ka inkriminim dhe korrupsion galopant.

Një vend, në të cilin nuk mund të aspirosh më një jetë më të mirë po të lutesh që një rilindës, diku në një pozicion qeverisës të mos i shkojë në mendje të të vjedhë pronën, të të heqë nga puna apo më keq akoma: të futesh në listën e tyre për tu shkatërruar.

Për Ramën dhe Rilindjen nuk ka objektiv tjetër përveçse të mbjellë krim dhe varfëri në vend.

Edi Rama nuk merret me reforma që do të mund të zhvillonin vendin dhe të rrisnin cilësinë e jetës në vend, por jo.

Për Ramën nuk ka kurrfarë rëndësie se sa shqiptarë janë në lot nga gjendja e tyre, madje ai ndjen kënaqësi.

Për të primare është të ndihmojë oligarkët dhe të bëhet njësh me krimin. Ai e ka kthyer Shqipërinë në rrugë kalimi të heroinës dhe kokainës kjo e bërë me garanci shtetërore nga kjo qeveri e lidhur drejtpërdrejtë me krimin e organizuar.

Sepse Edi Rama i jep garanci krimit të organizuar për t’i përdorur më pas në fushatë elektorale. Edi Rama dhe Rilindja janë të vendosur qartë kundër interesit kombëtar, kundër qytetarëve të vendit të cilët varfërohen çdo ditë nga politika e hajdutërisë e Edi Ramës.

Ndaj lotët e shqiptarëve do të përfundojnë kur kjo bandë e rrezikshme të mos jetë më në qeveri. Ndaj objektivi parësor, mbi të gjitha, i momentit për shqiptarët është shporrja e Edi Ramës dhe dërgimi e tij në vendin ku i takon. 55news.al

Modifikuar më Diel, 15 December 2019 09:24
Login to post comments