"Të papërgatitur për Tërmetin e Madh"/ ‘New York Times’ jep alarmin

Premte, 03 Janar 2020 19:31

Viti i ri ka nisur sërish me lëkundje të tokës në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të rajonit si në Bosnje apo Dubrovnik.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 persona dhe gazeta e njohur amerikane, ‘New York Times’ ka publikuar një reportazh të gjatë, ku theksohet se nisur nga kjo përvojë në Shqipëri, rajoni ynë nuk është gati për atë që njihet si Tërmeti i Madh.

“Akoma i gjakosur, me dorën e fashuar me një garzë të pistë, Xhafer Ahmetaj sheh malin e rrënojave, ku u varrosën miqtë e tij pas një goditje të tërmetit. Vetëm një djalë adoleshent u nxor i gjallë. Tetë anëtarët e tjerë të familjes Lala, përfshi dy fëmijë, u vranë në tërmetin me madhësi 6.4 në nëntor. Ahmetaj, 79 vjeç, ish-oficer ushtarak, tund kokën. Natyra, në formën e saj më të dhunshme, duhet fajësuar. Por po ashtu edhe njerëzit dhe babëzia e tyre. “Nëse do e kishit parë këtë vend kur ishte kënetë, njerëzit vinin të peshkonin. Nuk mendohej se do ndërtoheshin shtëpi,” thotë Ahmetaj. Megjithatë u ndërtua- ndërtimet ishin shpesh të kompromentuara nga korrupsioni- një model i përsëritur në mbarë Shqipërinë, një komb i vogël ballkanik,” shkruan gazeta.

“Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 njerëz, dërgoi qindra në spitale dhe la mijëra të pastrehë. Teksa tronditja vazhdon, tragjedia ofron një paralajmërim të ashpër për një rajon që është shkatërruar nga tërmete shumë më të fuqishme në të shkuarën dhe që ekspertët paralajmërojnë se është i papërgatitur për një tjetër tërmet të madh”, shkruan gazeta.

Ajo udhëton më pas në Rumani, Bullgari e kudo në vendet e rajonit, duke theksuar se pavarësisht tërmeteve të mëdha, Ballkani e ka injoruar historinë sizmike dhe nuk ka nxjerrë leksione.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...