Jetojmë në kohë kur është e turpshme të turpërohesh!

Saturday, 04 Janar 2020 15:19

Nga Kim Mehmeti

Ne jetojmë në kohë kur ‘nuk ndodh’ ajo që shohim e dëgjojmë, por ajo që shpërfaqet në 'spektaklet' e rrejshme mediatike. 'Spektakle' në regji të partive në pushtet, e që kanë për qëllim ta mbulojnë hajdutërinë dhe banditizmin e politikanëve, 'spektakle' që janë shkatërrimtarë për popullin dhe vrastarë për ëndrrat rinore, që e fshehin të vërtetën se në ‘Shqipëritë’ tona, të gjithë u korruptuam, se kur bëhet fjalë për ‘mendimtarët’ dhe politikanët, shumëçka funksionon si nëpër shtëpitë publike, kështu që shumica e atyre që defilojnë nëpër ekranet televizive, e ku shiten si ajka e mendimit të pavarur dhe kritikë, nuk janë asgjë tjetër përpos ‘prostituta’ të paguara shtrenjtë nga makrotë e tyre – nga pushtetmbajtësit.

Ne jetojmë në kohë kur duhet gjithnjë e më shpesh rikujtuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejtë dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: ata bir shesin më të shtrenjtën dhe më të vlefshmen që kemi - atdheun dhe interesat e popullit. Dhe kësaj batute duhet t’ia shtojmë pjesën që i mungon: se nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë, ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimin më i rëndë - ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve.

Jetojmë në kohë të vlerave të rrejshme, të heronjve e patriotëve të rrejshëm..., në kohë kur të gjithë nguten të shkruajnë biografitë e tyre të rrejshme! Por, mos u shqetësohuni: e rrejshmja ka afat përdorimi vetëm për aq kohë sa atë mund ta mbrojë gënjeshtari i pushtetshëm apo i pasur dhe i pafytyri. E nesërmja është peshore që do e matë saktë të sotmen, ajo do e peshojë edhe paaftësinë tonë që t’i luftojmë standardet e sotme të rrejshme vlerësuese.

Pastaj ne jetojmë në kohë kur për çdo javë prodhojmë nga një hero, kur në çdo lagje kemi nga një ‘komitet’ për shpalljen dhe pritjen e trimave të ‘pavdekshëm’, si dhe grupin e gatshëm të ‘vajtojcave’ për t’i përcjellë patriotët dhe ‘veprimtarët’ e vdekur. Por edhe si të tillë ne mbetëm, o vasal besnik të sunduesve të huaj, o shërbëtorë të neveritshëm të burrështetasve tanë injorantë.

Siç duket, ka ardhur koha kur duhet të dalim nga dehja heroike e çiftelisë me dy tela dhe nga llafazania që rrëfen shumëçka e nuk thotë asgjë, me çka do e shohim qartë se më të neveritshëm se burrështetasit tanë që na e vjedhin të sotmen dhe na e harxhojnë të ardhmen, janë mbrojtësit e tyre, ata të cilët, duke mos guxuar të merren me hajnat tanë, janë duke e mbrojtur shqiptarinë nga perandoritë e vdekura, ata me kokë të zhytur në grazhdin e pushtetit dhe që duan të dëshmojnë të pamundurën: se sot nuk është vlerë dituria, por pafytyrësia, se sot është e turpshme të turpërohesh

Modifikuar më Diel, 05 Janar 2020 12:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...