Berisha: Pseudo gjykatësi Dvorani, pjesë e mafies që po kap drejtësinë

Diel, 05 Janar 2020 17:51

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se reforma në drejtësi po tentohet të kapet nga pseudogjyqtarë si Ardian Dvorani. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se shkeljet që Dvorani ka kryer si drejtues i KED parashikojnë dënimin e tij me 15-34 vite burg.

Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

 

“Akuza te tjera për krime të renda dorezohen kunder Dvoranit ne prokurori!

Kesaj radhe ai paditet nga Avokati i Popullit! Miq, shkaterrimi me qellim kapjen e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese nga Edvin Mafia ka zhdukur shtetin ligjor ne Shqiperi, eshte njeri nga faktoret kryesor te bllokimit te negociatave te Shqiperise me BE, ka krijuar abuzim masiv ne dhjetra mijra raste me te drejtat e njeriut, dhe i ka shkaktuar vendit jo me pak se 4 miliard euro deme ne ceshjet civile, pronat dhe bizneset e bllokuara ne fitimet munguara ne detyrime kamatash e ne largimin e investimeve te huaja dhe refuzimin e prere te investitoreve te huaj per te investuar ne nje vend pa shtet ligjor. E gjitha kjo erdhi se per te kapur drejtesine Edvin Mafia, ai perdori metoden topdown dmth e metoden e dekompozimit apo shkaterrimit dhe ndertimit nga siper, ne rastin konkret nga Edvin Mafia dhe narkohorrat e tij ne krye te Dvoran KED, Kunat KLP te institucioneve te shkaterruara.

Ne kete kontekst per vendin ndertimi dhe funksionimi i Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese eshte nje emergjence e vertet.

Por ndertimi i tyre duke dhunuar ne menyre flagrante kushtetuten, dmth ndertimi i tyre jo si institucione kushtetuese te shtetit ligjor por si shpella te reja te mafies se Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij eshte nje ndeshkim i ri i Shqiperise. Keshtu, keto kohe, Edvin Mafia, i sherbyer nga nje narkohorr si Dvorani, qe kaloi me sukses vetingun duke perdhosur ate pasi nuk justifikonte rreth 100 milion lek dhe ishte blere nga Albtelekomi me apartamente dhe dhjetra mijra euro per procese gjyqesore ne konflikt flagarant interesi, hodhi tentakulat e tij mafioze mbi gjykaten kushtetuese.

Per veprimet e tij mafioze presidenca e ka paditur pseudogjykatesin vegel e Edvin Mafise per nje seri akuzash te renda, per te cilat ai duhet te denohet 15-34 vjet burg. Por peveç presidences ate e paditi keto dite edhe avokati i popullit i ngarkuar me kushtetute per mbikqyrjen e veprimtarise se Dvoran KED.

Per me hollesisht per akuzat e renda te avokatit te popullit ndaj ketij perfaqesuesi te mafies shteterore ju ftoj te lexoni artikullin e meposhtem! Sb”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...