Nga Gjiri s’pat lajme

Tuesday, 07 Janar 2020 12:07

Nga Qemal SAKAJEVA

Lajmet pas dy tërmeteve të fuqishëm, më 21 shtator dhe 26 nëntor, nuk pushojnë. Lëkundjet pasuese të tokës  shfaqen si lojë e frikshme me epiqendra të shumta, duke u vërdallisur nëpër hapësirën det-tokë, me emërvende  të përsëritur si deti Adriatik, Durrës, Shijak, Gjiri i Lalëzit, Thumanë, Ishëm,  Vorë, Tiranë, madje edhe Lushnjë e Vlorë, që harta e sizmologëve i paraqesin me rrathë të kuq, vështirë për t’i numëruar, aq të shumtë janë. Gjithë pasojat janë të fiksuara në qindra lajme e kronika, duke krijuar dhimbje, shokim e varfërim. Njerëzit shihen të jenë të heshur, të menduar, të mpirë.

Por, nga Gjiri i Lalëzit, edhe pse ndodhet m’u në vorbullën e fuqisë së tërmeteve dhe lëkundjeve pa ndalim, nuk ka pasur lajme.

Në asnjë lajm nuk është thënë një fjalë e vetme dhe në asnjë kronikë nuk është  transmetuar qoftë dhe një sekondë film, që të tregojnë se në plazhin e Gjirit të Lalëzit ka mbetur i vrarë dikush.  Në Gjirin e Lalzit ka pasur 0 të vdekur.

Në asnjë nga lajmet e panumërt nuk është thënë se në Gjirin e Lalëzit është rrëzuar qoftë edhe një ngrehinë e  vetme, se ka ndërtime të pabanueshme dhe se janë ngritur çadra e brenda tyre jetojnë njerëz që për disa sekonda janë shndërruar në të mjerë . Atje ka pasur 0 shkatërrim të strehëve për pushime.

Në asnjë nga kronikat nuk është shfaqur grupi i shpëtimit, me qen ose pa qen. 

Në asnjë lajm nuk është njoftuar për  inxhinierë shqiptarë a të huaj, që këqyrin shkallën e dëmtimit të ndërtesave. Kjo do të thotë se në Gjirin e Lalzit të gjitha ndërtimit janë xixë.

Në asnjë kronikë nuk bëhet fjalë për shembje me tritol të ndonjë ndërtese të dëmtur dhe pastaj të shfaqen mjetet për të bërë pastrimin e mbetjeve. Kjo do të thotë se në Gjirin e Lalëzit gjithçka është bukur.

Nga Gjiri i Lalëzit nuk ka lajme.

Sepse:

Atje ngrehinat nuk kanë lartësi e dendësi të përbindshme si në Durrës, Plazhin e Durrësit, te Shkëmbi i Kavajës e Golem.

Atje nuk është  ndërtuar keq si në qytetin e Durrësit, në Plazh, në Thumanë, në Shijak, në Laç apo dhe në Krujë e në Tiranë.

Atje ndërtimet janë ngritur për vete, me projekte serioze për t’u lakmuar, me shpenzime pa kursim për të qënë edhe të bukura, edhe të rehatshme, mbi të gjitha të forta për të përballuar tërmet kur epiqendrën e kanë thuajse poshtë themeleve.

Edhe nga zonat e dëmtuara prej tërmetit  nuk do të kishte pasur lajme të kobshme nëqoftëse ngrehinat do të ishin ndërtuar  si  për vete dhe jo për të tjerët e ngratë.

Prandaj nga Gjiri i Lalëzit nuk ka lajme. Dhe s’ka për të pasur. Prapë se prapë, mirë. Është një shembull prej nga njerëzit me mend duhet të  nxjerrin mësim, të cilin nuk është se  s’e dinë, por për të  mbrojtur jetët e njerëzve dhe ekonominë e dobët të individit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...