"Cila është data e republikës?!"

Tuesday, 14 Janar 2020 12:03

Nga Artan Fuga

Cila është data e republikës?!

Historianë, juristë, konstitucionalistë - nuk e di nëse ka vërtetë të tillë - shoh se janë zhytur në një debat sa të kotë, aq budalla, edhe dogmatik.

A është 11 janari dita e republikës dhe a duhet mbajtur si e tillë?

O Zot! Pak probleme ka Shqipëria sa të merremi me të tilla çilimillëqe? !

Ngatërrohen logjikisht dy probleme të ndryshme që as një gjimnazist nuk do të duhej t'i ngatërronte. I ngatërron sepse mësimi i historisë, filozofisë, logjikës në shkollë të mesme është për ibret!

Por çfarë faji do të kishin kalamjtë kur mjekroshat ngatërrohen si çiliminj!

O njerëz qendroni në dy parime metodologjike dhe pushoni se na turpëruat!

E para, në historinë e një vend, sikurse të Shqipërisë nuk është themeluar një, por më shumë se një republika, ndoshta tre a katër me shkeputje kohe mes tyre, dhe ndoshta nja dhjetë pak a shumë si nënvariante të tipologjive kryesore. Prandaj nuk ka vetëm një datë themelimi republike, por ka data të ndryshme themelimi republikash të ndryshme, pavarësisht nëse janë quajtur kështu ose jo!

E dyta republika e 11 janarit 1946 është themeluar atë ditë dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Kush do t'a festojë ta festojë, të hajë bakllava, mish me oriz, të bëjë si ta mendojë. Mirëpo 11 janari 1946 është data e themelimit të asaj Republike, që sot dikush e do dhe dikush e urren. Natyrisht dhe natyrshëm! Por ajo nuk është data e kësaj republikës ku jetojmë sot!

Ajo quhej republikë popullore dhe kishte tipologjinë vet, kurse kjo e sotmja është republikë formalo-juridike që ka tipologjinë vet. Pavarësisht se sipas librit tim "Shoqëria Piramidale", të dyja përfunduan në tirani!

Por janë dy republika të ndryshme. Nuk mund të mbahet 11 janari 1946 si data e një republike të themeluar në 1991, as të hiqet 11 janari meqë nuk është data e themelimit të republikës që na ka rënë në kokë sot!

Por mua sot po të më pyesësh se kush është më e mirë : Republika apo Monarkia, unë do të përgjigjesha që varet nga konteksti. Ka shumë të ngjarë që në shumë raste republika të duket thjesht si një lloj zdërhalljeje, zallamaije kaotike, zgjyre, para monarkive. Nuk besoni? Ja a mund të krahasohet republika jonë tiranike e sotme te ne me mbretërinë e Belgjikës, po me atë të Anglisë, po me atë të Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, etj?

Problemi te ne nuk është monarkia, problemi është se ne nuk kemi mbret! Nuk kemi individin që ta fronëzojmë!

Ne kemi më shumë se mbret, me radhë janë kryetarët e partive që kanë pasur pushtetin!

Ne jemi mbretëri në republikë dhe republikë në mbretëri, mbretëri jokushtetonjëse, sepse pa kushtetutë, dhe ky është më i keqi nga rregjimet e mundshme politike!

Dhe thonë pastaj se nuk e ka fajin sistemi, por vetëm individi!!!:

Kjo është sikur të kemi një makinë rrotaxhile, pa shasi, pa frena, pa timon, dhe me shofer pa patentë, dhe ata që e shohin që ka rënë në kanal apo bën zigazake duke rrezikuar udhëtarët dhe kalimtarët, të pyesin dehshëm:

E ka fajin makina - sistemi - apo e ka fajin shoferi?! O ju hangsha pyetjen !!!

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...