Lefteri e ka marrë drogën nga …./ Lubonja: Në Shqipëri mafia ka shtetin e vet

Premte, 24 Janar 2020 09:39

Analisti Fatos Lubonja thotë se në Shqipëri mafia ka shtetin e vet. Ndryshe nga vendet e tjera si Italia, ku shteti ka mafien e vet si Camorra apo Ndragheta Lubonja deklaron se në Shqipëri ndodh e kundërta.

I ftuar në 'Real Story' në News24, Lubonja analizoi ngjarjen e fundit ku përflitet emri i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, si një zyrtar që merr drogë. Për të, ky nuk është fenomen i veçuar dhe nis nga ekonomia.

“Jam i mendimit që nuk duhet parë si një fenomen i veçuar, në kuptimin që ndodhi atje në Bulqizë diçka, një njeri, një kryetar bashkie qëlloi që merr drogë, por duhet parë në kontekstin e gjithë zhvillimeve politike, ekonomike të Shqipërisë, demokracisë etj dhe me një formulë që mund ta përmbledhë pak a shumë problemin do ta quaja kështu: çdo shtet thonë që ka mafien e vetë, p.sh. në Itali thuhet që është Ndragheta, është mafia në Sicili, Camorra, ndërsa ajo që na del duke parë gjithë këtë pushtetin lokal, qendror dhe ekonominë e gjithçka, është kjo që për Shqipërinë mund të thuhet që nëse atje shtetet kanë mafien në tyre në Shqipëria mafia ka shtetin e vet.

Ky është problemi. Këtu është mafia që ka shtetin e vet dhe këtu ndahem pak nga ata që e mendojnë duke reduktuar sikur partia, kryetari i partisë që i ka zgjedhur, pse i ka zgjedhur, domethënë shpeshherë personalizohet dhe thuhet që Rama i ka zgjedhur këta.

Padyshim ai mund të ketë një prirje për të marrë vota se këta marrin votat por unë nuk përjashtoj dhe anën tjetër të medaljes që është fakti se këta janë njerëz aktivë. Nuk janë njerëz pasivë që i zgjodhi partia dhe i gjeti atje. Këta janë dhe aktivë. Fillimisht me korrupsionin e tyre, me paratë që kishin, kanë shkuar, kanë blerë dhe ne kemi këtu një klasë politike përgjithësisht dhe pastaj të dalim tek faza Rama e cila historikisht dhe jo vetëm në Bulqizë, por edhe në Tiranë, ku politikanët marrin një rrogë modeste, normale 1 mijë euro, 1500 euro për shërbimin që i bëjnë publikut dhe paguhen njëkohësisht me vila, me shifra të pallogaritshme nga këta lloj njerëzish. Pyetja është thjesht për kë do punojnë këta për rrogën 1 mijë euro apo për 100 mijë euro apo për vilat. Këtu është bashkëpunimi i të dy palëve që kanë ndërtuar një shtet të mafies, ku mafia ka shtetin e vetë, ku fus dhe policinë, fus shumë, fus gjyqtarët që janë pasuruar me këta njerëz, avokatët, s’po flas për politikanët.

Është një krim i madh që gjeneron para dhe këtu është ai filozofi që nuk e duan shumë një pjesë, që është Marksi që ka pasur një formulë që për sa i përket analizës së kapitalizmit qëndron dhe e mbajmë dhe sot ne që ‘është baza ekonomike që përcakton superstrukturën’. Është një bazë ekonomike që përcakton dhe vlerat e kontrollon gjithë sistemin e vlerave, politikën e të gjitha. Në këtë kuptim që nëse ke një ekonomi kriminale, padyshim që do kapet e gjithë superstruktura nga kjo ekonomi.

Faza ‘Rama’ është një hop cilësor. Në kuptim që në qoftë se krimi ishte i shpërndarë, ndoshta i lënë në kategorinë B, qëndronte pak nëntokë dhe nuk guxonte të dilte në publik, në skenë, po themi të bëhej kryetar bashkie, janë ruajtur si prapavijë e partive, faza Rama e ka çuar, për arsye që hajde t’i analizojmë, për mendimin tim forcimi i tyre por njëkohësisht dhe ‘guximi’ e këtij për të hedhur këtë hap sepse me këta mund të merrte pushtetin, se i siguronin pushtetin por edhe rritja e këtyre, të dyja janë bashkë, ka çuar në këtë fazë ku krimi përfundimisht e ka vënë përfund shoqërinë shqiptare. E bën shumë më të vështirë pastrimin. Gati-gati është si ajo paraja e pistë që derdhet poshtë dhe ushqen çdo qelizë të kësaj shoqërie.

Unë po të flas për Tiranën sot, nuk ka ekonomist në botë, nuk ka njeri normal në botë, jo më të jetë arkitekt, urbanist, njëri që mendon për ekologjinë, njeri që mendon për hapësirat publike që të justifikojë këtë boom ndërtimesh që nuk po lë cep Tirane pa e uzurpuar për të ngritur pallate ndërkohë që Shqipëria po boshatiset. Dhe këto kulla që ngrihen nuk janë gjë tjetër veçse pastrim parash të pista të njerëzve të krimit. Lejet e ndërtimit që marrin këta janë prova më skandaloze e asaj që thashë që këtu shteti punon për mafien e krimin”, deklaroi Lubonja.

Sa i përket dyshimeve se mund të jetë e krijuar nga grupe të tjera interesi, Lubonja bëri këtë arsyetim:

“Mundet dhe ta vëmë në dyshim Artan Hoxhën. Kam detyrë të vë në dyshim çdo gjë si gazetar. Mund të themi që Artan Hoxhën e kanë shtyrë, ia kanë dhënë videon një grup tjetër interesi kundër këtij. Po themi nuk ka bërë detyrën e pastër të gazetarit por dikush ia ka dhënë…Që mund të ketë elementë kriminalë nuk ka asnjë pikë dyshimi që edhe mund të jetë kështu që ata që kanë filmuar janë njerëz që kanë interesat e tyre dhe nuk kanë hallin e shqiptarëve që të mos shfrytëzohen nga kapitalistët e rinj.

Po fakti konkret është ky, që ky zotëria është duke thithur kokainë atje. Në qoftë se ky është duke thithur kokainë, e ka marrë këtë kokainën nga rrjete kriminale, pra një kryetar bashkie indirekt del që ka lidhje me rrjete kriminale. Qysh këtu fillon problemi. Ai duhet të hetohet për faktin që kush ta dha? Aq më tepër që je kryetar bashkie. Një prokurori duhet t’i shkojë kësaj hullie. Aq më mirë duhet t’i shkojë dhe hullisë që ka një grup tjetër që e ka organizuar këtë. Në thelbin e vet ajo që unë mendoj që ka ndodhur që është më e rëndë, që në qoftë se një kohë më herët ne kishim shpërndarjen e grupeve kriminale, që është dhe akoma fenomeni për fat të keq që ka ndodhur që nga kjo nëntokë e tyre ku lanin hesapet gjithnjë e më shumë një pjesë e tyre janë lidhur me shtetin, janë bërë palë me shtetin, kanë kapur shtetin. Ky është problemi më i madh”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...