Ish- agjenti infiltruar anglez: Shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës, vlera 5 miliardë stërlina

E Enjte, 30 Janar 2020 22:01

E përditshmja britanike “The Sun” ka publikuar një shkrim ku rendit grupet kriminale në Londër sipas nacionaliteteve.

Përmes një harte janë publikuar zonat e influencës ku veprojnë këto grupe. Sipas “The Sun”, grupet shqiptare janë kontrollues të tregut të kokainës, me bazë në Lindje të kryeqytetit britanik.

Ato somaleze në veri lindje, skuadrat vrasëse me pagesë ruse në perëndim, turqit në jug, xhamajkjanët në veri dhe grupet italiane e ato nigeriane në të gjithë Londrën.

Neil Woods, një ish- agjent i infiltruar i policisë londineze ka deklaruar se:

“Shqiptarët tashmë kanë një rol dominant global përsa i përket tregtisë së drogës me vlerë 5 miliardë stërlina në vit në Britaninë e Madhe”.

Londra është kthyer në një vatër të kriminelëve ndërkombëtar. Ky duket se është epiteti i duhur për kryeqytetin anglez, ku droga, prostitucioni, vjedhjet dhe vrasjet po kthehen ne fenomene normale.

Fenomene të cilat kanë kryefjalë shqiptaret, turqit apo afrikanët. Agjencia Kombëtare e Krimit deklaron se janë rreth 4600 grupe kriminale që operojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ku një pjesë e mirë janë edhe grupet kriminale shqiptare, të cilat duket se po kthehen në epiqendrën kryesore të drogës në ishullin britanik dhe se tanimë po shihen si kërcënim për vendin.

Ish- agjenti Neil Woods shprehet se shqiptarët janë bërë lojtarët “dominues” globalë në tregtinë e drogës në Britani.

Burimet thonë se trafikantët shqiptar kanë lidhje me ‘Ndrangheta, bandën më të fuqishëm të mafies italiane, e cila transporton vazhdimisht sasi të mëdhaja kokaine drejt Britanisë.

Një nga grupet të cilat mendohet të jetë një nga aktorët kryesorë në shitjen e kokainës dhe shkaktimin e dhunës në vend, është edhe Hellbanianz, grup i cili është akuzuar edhe më herët nga autoritetet britanike.

Media britanike Maily on Sunday shprehet se grupe shqiptare të njohura edhe si mafia shqiptare, janë të bazuara në kodin e kanunit ku është e detyrueshme të merret hak, dhe se me qindra kriminelë shqiptar sot gjenden pas hekurave.

Kamionët importues apo familjet shqiptare emigrante në britani janë bërë shkak për prodhimin e këtyre precedentëve kriminal.

Veç mafias shqiptare, në britani operojnë edhe grupe kriminale turke, somaliane apo kiliane, të cilët duket se priren drejt aktivitetit të vjedhjes dhe vrasjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...