Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, deklaroi në studion e "Temporas" në Rtv Ora se qeveria Rama do të mbajë përgjegjësi deri më një për koncesionet korruptive.
Tabaku tha se buxheti i shtetit do të rikuperojë dëmet financiare që i janë shkaktuar dhe këtë do ta bëjnë vetë kompanitë që kanë shkaktuar dëmin.
Tabaku: Të gjitha këto koncesione, nga i pari te i fundit që ka firmosur, ai kryeministër, ai ministër dhe ai specialist që ka ideuar dhe programuar këto fonde, i ka vendosur në buxhet, ka programuar këto dokumenta tenderi do të mbajë përgjegjësi. Kur e prezantuam këtë nismë pati rezistencë.
I rikuperohet buxhetit të shtetit i gjithë dëmi që i është shkaktuar, kompania ja rikuperon. Kjo ngjalli shumë reagime, sidomos nga bota e biznesit dhe PS. Secili prej këtyre koncesioneve është i lidhur me një nga PS. Nuk do të ishin miratuar nëse vetë Edi Rama nuk do të ishte i përfshirë. Në mënyrën si janë hartuar në shkelje të ligjeve dhe shkeljes së çdo rregulli të prokurimeve publike punonjësit e thjeshtë nuk do të merrnin guximin nëse kryeministri nuk do të ishte i përfshirë.