Politikë për fillestarët

Tuesday, 11 February 2020 17:43

Nga Qemal SAKAJEVA

 Me që gjithkush flet për politikë, shumë shqiptarë kujtojnë se kanë mësuar edhe një profesion më shumë, ndaj thonë me lehtësi  “unë jam politikan...”. Sidomos deputetë, madje edhe të pakshkolluar mirë, pasi marrin votat dhe ulen në kolltukët e sallës së Kuvendit, fare pa vetëpërmbajtje, me t’iu dhënë rasti  - sidomos kur gjenden pëpara kamerave televizive  -  nguten të deklarojnë “unë si politikan... kështu e ashtu ... etj”.

Mirëpo, miku im Phil (Philip) Davies nga Cardiff i Uellsit  (Mbretëria e Bashkuar), disa vite më parë pati treguar mbi një leksion të shkurtër për fillestarët në politikë, duke parë që Shqipëria shumicën i ka të tillë. Atëherë Phil punonte në Thomson Fondation, një fondacion gazetarie i financuar nga  Foreign Office i Britanisë së Madhe, që ndihmonte në fushën e mediave elektronike në vende të Lindjes (të    sapodala nga regjime totalitare komuniste), shtete të  Afrikës Qendrore dhe në disa vende të Azisë.

Gjatë takimit të fundit me të në Shqipëri, pas kthimit nga Rumania, ai më dha disa përcaktime të europiano-lindorëve për sistemet politiko-shoqërore, që janë si këshilla të mira në kohën e kaosit dhe vështirësive në tranzicion, enkas për ata që kanë vendosur të merren me politikë.

SOCIALIZËM:

Ti ke dy lopë - njërën të detyrojnë t’ia falësh fqinjit.

KOMUNIZËM:

Ti ke dy lopë - shteti t’i merr të dyja dhe ty të jep vetëm qumësht.

FASHIZËM:

Ti ke dy lopë - shteti t’i merr të dyja dhe ty ta shet qumështin.

NAZIZËM:

Ti ke dy lopë - shteti t’i merr të dyja dhe ty të vret.

KAPITALIZËM:

Ti ke dy lopë - njërën e shet dhe me të blen një dem.

BASHKIMET PROFESIONALE (SINDIKATAT):

Ti ke dy lopë -  njërën ta vrasin, tjerën e mjelin dhe qumështin e derdhin.

MORALI:

Mos u merr fare me lopë. Ato sjellin vetëm shqetësime.

Shqiptërët, qysh prej ndryshimeve, përsëri sillen të jenë  rast i veçantë. Ca, të dy lopët, i patën  mbyllur te piramidat dhe nuk morën asnjë lek. Ca, pak vite më vonë, të dy lopët i ushqyen me cannabis, për t’i mjelë përtej kufirit. Ca të korruptuar, të dy lopët  kontrabandë i  mjelin për ta marrë qumështin për vete. Ndërsa  ata që kanë mbetur pa të dy lopët, ia mbathin të emigrojnë ku të munden.

Politikanët, që prej kohësh, u kanë dhënë shqiptarëve këto katër këshilla, për të qenë të pashqetësuar:

E para, mos u merrni me lopë.

E dyta, merruni me kallashnikovë, se ashtu kthehet qetësia.

E treta, mbillni hashash se ashtu rritet mirëqënia.

E katërta, emigroni se ashtu integrohet Shqipëria në BE.

Ashtu ka ndodhur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...