Shqipëria drejt Europës: Po integrojmë një klub “standardesh”?

E mërkurë, 12 February 2020 15:16

AKIL KRAJA 

Bosnja, Kosova e Shqipëria në një krah (negociata të refuzuara) dhe Serbia, Mali i Zi e Maqedonia në krahun tjetër (negociata të hapura). Kjo do të ishte ndarja e re ballkanike sikur para disa muajsh të ishin hapur negociatat vetëm për Maqedoninë e Veriut. Duke qenë se ajo e meritonte e Shqipëria jo, në fund primoi “frika” e krijimit të një ndasie të thellë identitare brenda Ballkanit si kjo më sipër. Një frikë që kujtonte luftërat e viteve ‘90 dhe ndarjen ballkanike në terma etnikë e fetarë…

Dhe si përfundim nuk u hapën për asnjërën, as për Shqipërinë e as për Maqedoninë.

Por me sa duket, në muajt në vijim negociatat tanimë do t’i hapen Maqedonisë dhe për shkak të së njëjtës frikë “identitare”, me shumë gjasa do t’i hapen po ashtu dhe Shqipërisë. “Reformimi i metodologjisë” së zgjerimit kërkon të fshehë pikërisht frikën që ka Europa nga trajtimi i çështjes së zgjerimit të saj në terma identitarë.

Ndaj ta themi, ta rithemi e ta ripërsërisim sa nuk është vonë: nëse hapen negociatat në muajt në vijim për Shqipërinë, nuk do të jetë se u plotësuan kushtet e Bundestagut, apo sepse Rama triumfoi me OFL-në e tij. Por sepse Europa ka frikë të shihet si një “klub identitar”…

Hapja e negociatave duhet të na gëzojë dhe na gëzon, PO! Opozita ka bërë gjithçka që këto negociata të hapen, që kur doli në opozitë në vitin 2013 dhe votimin e ligjeve që vetë Rama i bllokoi më herët, me qëllimin e vetëm që negociatat të mos hapeshin gjatë një qeverisjeje të djathtë. Po kështu dhe me tryezën e janarit 2020, pavarësisht kostove politike dhe me qëllimin e vetëm për të afruar vendin tonë me Europën, opozita shqiptare ka dalë qartazi në krah të kësaj ambicieje shekullore tonën.

Por nga ana tjetër, rishikimi i metodologjisë duke e trajtuar integrimin europian ekskluzivisht në rrafshin teknik, është një shuplakë ndaj përkatësisë dhe identitetit europian të Shqipërisë.

Europa na sheh si pjesë e një grupi “ndryshe”.

Dhe që në të ardhmen të mos ketë “vrasje ndërgjegjeje” për çdo vonesë potenciale në rrugën e integrimit të grupit, në të cilin duket se bën pjesë Shqipëria, atëherë propozohet një metodologji e re, e cila eviton çdo referencë ndaj identitetit kulturor, historik e gjeografik të vendit tonë.

Me pak fjalë, tani e tutje, për të qenë pjesë e BE-së nuk ka më rëndësi përkatësia ndaj vlerave, trashëgimisë e historisë europiane, por vetëm konformiteti ndaj rregullave, standardeve e normave të vendosura nga teknokratët në Bruksel apo gjetkë…

Pra, nëse në të ardhmen Europa gjendet në të njëjtën situatë që u gjend para disa muajsh, ku u sakrifikua Maqedonia e Veriut për shkak të Shqipërisë, ose në një situatë hipotetike ku Serbia do të bëhet një vend anëtar i BE-së para Kosovës, pavarësisht mohimit shtetëror nga kjo e fundit të gjenocidit ndaj shqiptarëve… në secilin skenar të mundshëm, Europa tanimë do të përgjigjet krejt lehtësisht: është çështje standardesh, jo vlerash dhe akoma më pak çështje identiteti.

Ky është mesazhi, që ndër të tjera mund të lexohet nga metodologjia e re. Një metodologji që parashikon ndërprerjen apo retrogradimin e procesit të integrimit nëse standardet nuk përmbushen. Një metodologji që përkthehet qartazi si një shkëputje e BE-së nga rrënjët e saj dhe arsyeja fillestare pse u krijua. Nga një projekt politik për të afruar palët në luftë, tanimë Europa po transformohet në një projekt teknik që largon palët në paqe. Nëse standardet teknokratike arrihen, çdo vend mund të quhet europian dhe pse falet në Kremlin a gjetkë, edhe pse mohon gjenocidin apo shkel të drejtat e një minoriteti si në Medvegjë…

Dhe këtu nuk po bëj populizëm, as të bëj provokatorin me një temë kaq sensitive.

Kërkoj thjesht që secili prej nesh të mendojë skenarët e mundshëm të asaj që na pret nëse negociatat hapen me Ramën Kryeministër. Propaganda qeveritare do ta shesë si një sukses të tijin. Dhe në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, ai do të thotë që ia doli. Ai vetëm.

Ndërkohë, metodologjia e re e zgjerimit europian shkon përtej Ramës dhe Kryeministrit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e radhës. Kombi shqiptar gjendet në një udhëkryq historik.

Nga njëra anë është paraja e shpejtë e narko-ekonomisë socialiste, nga ana tjetër është sfida herkuliane e ndërtimit të një ekonomie të lirë demokratike.

Sot duhet që të gjithë të bëhemi njësh kundra së keqes, e cila rrezikon të na largojë dhe më tej nga ajo çka ne jemi në të vërtetë.

Sot duhet të provojmë identitetin tonë europian.

Sot duhet të luftojmë të keqen që na ka pushtuar, me çdo çmim. Të mos e humbim trenin evropian, ashtu si 500 vite më parë. Të mos mbetemi nostalgjikë të së shkuarës sonë, apo të dyzuar sikur e ardhmja jonë është e paracaktuar. Jo, sot ne kemi mundësi të shkruajmë historinë tonë.

Sepse fundja, standardet janë ato që na tregojnë realisht se kush jemi.

A jemi dot në gjendje t’i plotësojmë ato?

A jemi dot në gjendje të jemi në lartësinë e çdo shteti europian?

Nëse po, atëherë ne jemi evropianë, ashtu siç ishim më parë dhe ashtu siç do të jemi në të ardhmen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...