Kongresi i Lindës dhe humnera e Shqipërisë

Saturday, 29 February 2020 14:25

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ndryshe në ditën e parë të Kongresit të Partisë Socialiste, që nisi me forumin e gruas, dhe që do të zgjasë tri ditë.

Si kurrë më parë, kryeministri foli për bashkëshorten e tij, Lindën, e cila mbajti fjalën e saj para Ramës, ku u duk se bëri “opozitën” brenda Partisë Socialiste.

Për këtë arsye, Rama e nisi fjalën e tij me batutë, duke thënë se Linda është opozita e tij më e fortë, por nuk munguan as falënderimit publike të kryeministrit për bashkëshorten, teksa tha se ajo është shtylla e shtëpisë së tij.

“E dëgjuat zërin e opozitës sime më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën, se ishte shumë më e moderuar sot, ndryshe nga debati familjaro-katundar mbrëmë në shtëpi. Rrofsh moj grua, që më kurseve në sy të këtyre shoqeve dhe kusurin do ta marr sot në Surrel për gjithçka nuk u tha këtu. Në atë opozitë që kemi në rrugë ne, do më dukej vetja më i madhi i krejtve në botë. Shyqyr Zahon e kemi si Gramozin, nuk ndërhyn në debatet tona të brendshme, se kur vijnë dy të mëdhenjtë them ‘ku je o Lul’. Unë dua ta falënderoj këtu Lindën jo thjesht për faktin shumë të rëndësishëm që më ndihmojnë të rri me këmbë në tokë, por edhe për faktin se është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Kemi një shtëpi, që falë Lindës, është anti-sizmike dhe përballon tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe falë saj fëmijëve nuk iu mungon në asnjë moment mbrojtja shpirtërore, mbështetja, kujdesi prindëror, që fatkeqësisht unë e kam të pamundur t’ua jap sa e si duhet. Falë Lindës unë nuk kam qenë kurrë vetëm. Më vjen shumë keq, që aq padrejtësisht, Lindës i është dashur të përballojë baltën e mëhallës të opozitave tona, por ky është çmimi që duhet të paguash kur vendos të merresh me politikë në këtë vend, dhe aq më tepër kur të bie hisja, që të kesh përballë llojin më të ulët të konkurrentëve, që kemi pasur për vite e vite të tëra.”

Siç shikohet halli i madh në këtë vend është linda, Andeta, gratë që e rrethojnë. Të tjerat nuk ka problem. Shqipëria sot është në nëj fjendje të mjeruar. Çdo javë vriten gra, me dhjetëra të tjera e mbyllin ditën si mos më keq, pa punë, pa lekë, pa bukë për fëmijët e tyre. Ky është mjerimi që ka pllakosur këtë vend por Rama nuk e shikon. Ne jemi sot në një humnerë ët thellë që vetëm Rama nuk e kupton, se nuk ka asnjë lidhje me ekonominë dhe ekonomia e tij është për tre katër breza.

Rama tallet me ata qe qeveris, tallet me gratë, tallet me gjithë shqiptarët. Ai i fyen me premtime, duke mos premtuar e mos thënë asgjë. Vendi është drejt katastrofës. Dhjetëra të rinj, vajza të reja të diplomuara po ikin çdo ditë drejt Perëndimit dhe Ramës nuk i bën përshtypje. Mjafton që Linda të jetë mirë!/55newes.al

Modifikuar më Diel, 01 Mars 2020 17:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...