Pse duhet të jemi të gjithë me Ilir Metën më 2 mars

Saturday, 29 February 2020 15:52

Bashkëshortja e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Linda Rama, ka mbajtur ditën e sotme, një fjalim në Kongresin e Partisë.

Mbërritja e zonjës Linda u shoqërua me duartrokitjet e pambarimta të grave socialiste, të cilat arritën thuajse në “ekstazë” kur dëgjuan emrin e saj të shqiptohej nga Lindita Nikolla. Kjo pritje kaq e zjarrtë, nuk erdhi si pasojë e ndonjë lidhje apo kontributi të spikatur të zonjës Linda në parti, por sepse ajo është bashkëshortja e liderit tonë, Edi Rama.

Në fjalimin e saj, ajo tregoi edhe një si gjysmë barcaletë, me një kryetar komune në Gjirokastër dhe momentin kur Edi Rama u zgjodh kryetar partie.

“Në vjeshtën e vitit 2005, PS zgjidhte kryetarin e saj të ri.  Në atë kohë kishim filluar të aplikonim modelin e ri të shkollave komunitare në Gjirokastër. Kryetari i asaj komune ishte delegat. Ai kongres i trazuar zgjodhi kryetar Edin. Kryetar i Komunës erdhi në zyrën tonë dhe e pyetëm, si shkoi kongresi?

Ai më tha, nuk e zgjodhëm ne kryetarin, por fëmijët tanë, na mbytën me mesazhe duke thënë zgjidhni atë të gjatin, se është modern dhe e ka të lehtë komunikimin me ta. Edi erdhi në krye të PS, si një thirrje e fëmijëve të atyre, që me vështirësi i dhanë jo pak Shqipërisë së trazuar“, tha Linda Rama.

Zonja Linda foli edhe për një sërë çështjesh, ku fokusi ishin fëmijet dhe investimet e nevojshme për të përmirësuar jetët e tyre. Këtu, zonja Linda tregoi edhe një histori të gjatë me Zahon brenda.

Një nga akuzat e shumta që socialistët i kanë drejtuar LSI-së, është etiketimi si një parti familjare, të cilën e zotërojnë bashkëshortët Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

Ndërsa PS, për herë të parë në historinë e saj pluraliste, duket se po merr trajta familjare, ku në kongres flasin burrë e grua, për të ardhmen e ndritshme që e pret Shqipërinë.

Pas fjalës së zonjës Linda, në skenë u shfaq lideri Rama, i cili bëri disa batuta për gruan e tij dhe “hallet” që kanë në shtëpi.

“E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë, më takon ta falenderoj Lindën, sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu, se mbrëmë në shtëpi, ku zhvillohet debati i parlamentit tonë familjaro-katundar. Rrofsh moj grua që më kurseve“, tha Rama.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...