Ish-mjeku i Urgjencës i përvishet Ramës: Koronavirusi tërmet që i ul brekët propagandës

E Enjte, 12 Mars 2020 18:19

Ish-mjeku i Urgjencës së QSUT Petrit Vargu i ‘përvishet’ qeverisë pas konfirmimit të rasteve të para të koronavirusit në Shqipëri.

'Të thamë blloko hyrje-daljet me Italinë. Por ti i di të gjitha dhe nuk të dëgjon.

 

Të thamë që ky nuk është sistem karantinë. Por ti i di të gjitha or Zeus. Të thashë që në Han të Hotit nuk ke asnjë doktor dhe asnjë lloj kontrolli.

 
 

Por ti më akuzoje indirekt për panik. Tani do themi të gjithë: Ky është sistemi shëndetësor që na ke dhënë? Kjo është shëndetësia falas?

 

Këto janë masat që ke marrë për ndalimin e përhapjes në Shqipëri? Këto janë masat që ke marrë për trajtimin e kësaj sëmundjeje?

Kovid-19 nuk është tërmet që mund të bësh propagandë, përkundrazi është tërmet që i ul brekët propagandës', shkruan mjeku Vargu.

Modifikuar më E Enjte, 12 Mars 2020 18:29
Login to post comments