Andi Bushati: Nuk fitohet lufta me gjuhën e dhunës

E mërkurë, 18 Mars 2020 14:58

Andi Bushati-Koronavirusi
Sot nuk ka budallallëk më të madh sesa të kritikosh masat represive të Edi Ramës për të përballuar betejën kundër pandemisë.
Çfarëdo « dhunimi i lirive demokratike të lëvizjes», do të qe pak, në kushtet në të cilat ndodhemi, ku në farmaci nuk gjenden dot më maska dhe doreza, ku mungon mundësia për testimin e të dyshuarve me COVID -19, ku shtretërit në spitale dhe aparatet respiratore janë me pakicë, ku kompetenca dhe numri i personelit mjekësor është i kufizuar.
Pra, sa më të forta të jenë kufizimet, aq më shumë ato na mbrojnë nga dështimi shumëvjeçar i politikave qeveritare në shëndetësi. Në këtë kuptim, nëse doni me ç’do kusht ta shani Edi Ramën, kujtojani ato që ka bërë keq dje dhe jo aktet që po firmos sot. Rreth asaj që po kërkon qeveria duhet të ketë një konsensus kombëtar.
E vetmja gjë e cila shtrohet për diskutim është dilema se si arrihet më mirë ndikimi i popullsisë, përmes ndërgjegjësimit, apo në të kundërt, përmes masave represive. Në të gjitha daljet e tij të fundit publike Edi Rama ka zgjedhur rrugën e dytë. Ai shpall përmes videoregjistrimeve nga bunkeri i vet në Surrel gjoba marramendëse, heqje shumëvjeçare patentash, shoqërime në rajon. Pra ai përdor një gjuhë, e cila, së pari vjen nga mendësia totalitare se « ky popull kupton vetëm me dru » dhe së dyti nga kompleksi i një qeverie pakice, që e ndjen se nuk është më e besueshme për t’u ndjekur nga subjektet e saj.
Në të kundërtën, po të shikoje mbrëmë fjalimin e presidentit francez Makron, thelbi i mesazhit të tij nuk ishte terrorizimi, por ndërgjegjësimi. Vërtet ai i shpalli qytetarëve të vet masa po aq represive sa edhe tek ne, vërtet ai përdori të njëjtat shprehje se jemi në luftë, por ai nuk foli as edhe njëherë të vetme për penalizim, gjobitje burgosje.
Kjo pra është diferenca mes një lideri që shpreson ta ketë besimin e qytetarëve të vet dhe një tjetri që dyshon se e ka humbur atë. Deri tani, Edi Rama po sillet me versionin e dytë (video poshte). Në fjalorin e tij po mbizotëron frikësimi dhe jo bindja.
Dhe kjo, mbi të gjitha, po i bën dëm strategjisë së përbashkët, për të zbatuar në maksimum kufizimet e vendosura nga qeveria. Sepse sa më shumë të kriset mardhënia e besimit mes autoriteteve dhe qytetarëve, aq më pak efikase do të jetë zbatimi i masave që kërkohen.
Kryeministri na thotë shpesh se jemi në luftë, por ai harron se për fitimin e një beteje nuk mjafton të vrasësh dezertorët, por të frymëzosh ushtarët. Duke u përqëndruar tek e para ai vetëm po injekoton mungesë besimi tek trupat e tij. Ndaj ai duhet të ndryshojë qasje sa më shpejt. Edi Rama duhet të na besojë që ta ndihmojmë./ Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...