Zoti Rama, ndalo thirrjen për larjen e duarve dhe kthehu në detyrë!

E mërkurë, 18 Mars 2020 21:26

Nga Aranita Brahaj

– Kryeministri të lërë Institutin e Shëndetit Publik të mësojë njerëzit si lahen duart, si drejtues shteti duhet të urdhërojë Mbrojtjen Civile të evidentojë grupet në nevojë ekstreme për ushqim, të shikojë mundësinë për rritje kapacitetesh në Rezervat e Shtetit. Të telefonojë kryeministrat e vendeve që mund të na dhurojnë apo shesin: tampon, pajisje për terapi intensive, mjete për mbrojtje shëndetësore. Uria është pasojë e karantinës ndaj duhet parandaluar. Terapia Intensive duhet krahas karantinës. Qeset me ushqim nuk po i shohim ende. Të bëjë llogaridhënie si do ushqehen ata që nuk kanë të ardhura apo janë të izoluar pa rezerva në zona larg qendrave. Mbrojtja Civile nuk mund të bëjë pushim si feste vere, as luksin të karantinohet nuk duhet ta ketë.

– Ministri i Shëndetësisë të mos dalë për masa të qarkullimit rrugor, por të negociojë maksimalisht, të kontaktojë çdo tregtar apo shtet që mund të na sjellë pajisje të terapisë intensive shtesë. BE nuk eksporton më asgjë. Për qarkullimin flet drejtori i Qarkullimit Rrugor, të mos harxhojë frymë Shëndetësia.

– Ministri i Financave të mos dalë të flasë për gjoba tatimore, me ato merret Drejtori i Tatimeve, por të dalë të thotë strategjitë e mundshme për përballimin e situatave me financimet publike. Të na vërë një numër llogarie në dispozicion që t’i paguajmë kontributet dhe tatimet me e-Banking e pa barkod.

– Ministria e Shëndetësisë të respektojë mundimin e gazetarëve që raportojnë nga terreni, të lejojë pyetje duke e bërë konferencën ditore në oborr e duke mundësuar edhe komunikim. Llogaridhënie me gazetaret.

– UKT dhe OSSHE, të paktën tarifat mujore në muajin karantinë, t’i zerojë. Kaq mund ta bëjnë këto shoqëri publike.

– Sigurimet Shoqërore të lehtësojnë aplikimin e asistencës për të gjitha vendet e punës që mbyllen si pasojë e situatës. Nëse një punonjës është i siguruar, por biznesi është i pamundur t’i garantojë vendin e punës, atëherë çdokujt i lind e drejta e mbrojtjes me asistencë. Buxheti i Shtetit duhet të parashikojë subvencion për Institutin dhe Ministria e Financave të fillojë përllogaritjet.

-Guvernatori i Bankës të urdhërojë bankat të mos aplikojnë kontroll me skaner të mbyllur në hyrje të degëve që do hapen nesër, skaneri i mbyllur i sigurisë është objekt kontaminimi. Të hapen dyert e zakonshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...