Komisioni i Venecias shtyn miratimin e opinionit kritik ndaj vetingut, nga presioni i qeverisë shqiptare

Premte, 20 Mars 2020 12:34

Komisioni i Venecias shtyn miratimin e opinionit kritik ndaj vetingut, nga presioni i qeverisë shqiptare
Komisioni i Venecias hoqi nga kalendari i tij i punimeve, miratimin e opinionit përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese parashikuar për t’u shqyrtuar brenda muajit prill.
Shkaku zyrtar është kriza e koronavirusit që ka bërë të pamundur mbledhjet e Komisionit të Venecias.
Por një burim i besueshëm, në dijeni të gjendjes, pohoi për Exit News se shkaku i vërtetë për shtyrjen ka të bëjë me presionin e qeverisë shqiptare, e cila që pas publikimit të draft opinionit ka ndëmarrë një fushatë për të zbutur tonet kritike të opinionit në lidhje me procesin e vetingut.
Duke qenë se autorët e opinionit kanë refuzuar ta bëjnë këtë gjë, Komisioni ka vendosur ta shtyjë çështjen për të fituar kohë dhe vepruar sipas rrethanave që do të krijohen. Burimi pohoi se “nuk është e përjashtuar që Komisioni të tërhiqet fare nga dhënia e opinionit”.
Në draft opinionin e lëshuar javën e shkuar, Komisioni kritikon direkt një sërë rregullash e procedurash të ndjekura në procesin e vetingut të magjistratëve.
Në mënyrë të veçantë, Komisioni thekson se mungesa e afateve të arsyeshme për paraqitjen e prova për pasurinë nga ana e subjekteve dhe hapësirat e mëdha për interpretimin të procedurave të vlerësimit, lënë hapësirë për ndikim politik.
Në draft opinion, Komisioni është shprehur se në disa raste këto probleme mund të kenë krijuar pasoja serioze dhe sugjeron rihapjen e vetingut për raste të caktuara magjistratësh të përjashtuar nga sistemi.
Disa ditë më parë, gjyqtarët shqiptarë i kërkuan Komisionit të Venecias të ruajë në Opinionin përfundimtar të gjitha gjetjet dhe rekomandimet që Komisioni ka bërë në draftin paraprak të Opinionit.
Ata shprehën shqetësimin se drafti përfundimtar mund të ndryshojë si pasojë e trysnisë nga qeveria shqiptare apo Komisioni Europian.
Qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian, të cilët janë hartuesit e reformës në drejtësi, kanë treguar deri tani mungesë totale gadishmërie për të pranuar kritika dhe bërë përmirësime, pavarësisht disa dështimeve serioze të reformës, përfshi mbetjen e vendit pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese prej më shumë se dy vjet, çfarë ka sjellë pasoja negative direkte për qytetarët.
Disa persona të përjashtuar padrejtësisht nga vetingu, që e kanë çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut, u shprehën për Exit News se qeveria shqiptare dhe Komisioni po ushtrojnë presion direkt mbi Gjykatën e Strasburgut për të ndikuar vendimet e saj në favor të qeverisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...