Parlamenti hollandez kërkon zbatimin pa ndryshime të draft opinionit të Venecias për vetingun

Tuesday, 24 Mars 2020 11:00

Në një seancë të javë së shkuar për përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me integrimin në BE, deputetët hollandezë iu referuan draft opinionit të Komisionit të Venecias ku kritikohen problemet e krijuara në ligjin e vetingut dhe ndikimit politik në të.

Duket se deputetët holandezë janë në dijeni për shtyrjen e miratimit të draftit final të opinionit të Venecias dhe të trysnisë së qeverisë për ndryshimin e tij, sepse në mënyrë të pazakontë ata kërkojnë posaçërisht zbatimin e draft opinionit pa pritur opinionin përfundimtar.

Në dokumentin e publikuar të diskutimit parlamentare thuhet se “anëtarët e Grupit të Unionit Kristian propozojnë që të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias të zbatohen sipas draft opinionit të 6 Marsit si dhe të zbatohen rekomandimet të Komisionit të Venecias për ligjin e medias.”

Draft opinioni kritikon direkt një sërë rregullash e procedurash të ndjekura në procesin e vetingut të magjistratëve, si dhe ngre dyshime për ndikim politik në proces.

Në draft rekomandohet që disa raste të vetingut të rihapen sërish, ndërsa duhet të ndryshohen një sërë rregullash për të mos lënë vend për abuzime.

Me gjasa në trysninë e qeverisë, Komisioni i Venecias e hoqi nga kalendari i punimeve të miratimin e opinionit përfundimtar parashikuar për t’u shqyrtuar të premten e shkuar, më 20 mars.

Ndonëse justifikimi i shtyrjes ishte kriza nga koronavirusi, më vonë u mësua se në të njëjtën ditë që u hoq opinion për Shqipërinë, Komisioni i Venecias miratoi me procedurë me shkrim tre opinione të tjera.

Për sa i përket opinionit për ligjin e shumëdebatuar, të njohur si “paketa anti-shpifje”, Komisioni i Venecias është ende duke punuar për hartimin e draft opinionit.

Ky opinion iu kërkua Komisionit nga Këshilli i Europës dhe qeveria shqiptare ka premtuar se do të presë opinionin para se ta miratojë përfundimisht në Kuvend paketën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...