Nga Dr. Besnik Jakaj
Sipas shumë studimeve shkencore S.N.Q, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shpejtësinë dhe drejtimin e levizjes së qelizave përgjegjëse për sistemin imunitare, granulocitet, makofaget, limfocitet etj.
Nga ana tjetër, antitrupat që janë proteninat e specializuara për mbrojtjen imunitare në bashkëpunim me antigjenet, krijojnë ansamlin më të jashtëzakonshëm për të luftuar çdo lloj virusi, mikrobi, paraziti, apo mikroorganizmi të padëshirueshëm në trupin tonë.
Sistemi nervor qendror, sistemi imunitar, sistemi kardiovaskular dhe ai limfatik, janë mekanizmi më perfekt që shkenca botërore njeh deri më sot.
Frika, mungesa e optimizmit, depresioni, kequshqyerja, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, alkolit dhe lëndëve narkotike, janë armiku kryesor i sistemit tonë nervor qendror dhe imunitar.
Qeveria dhe sistemi shëndetësore, duhet të përballen profesionalisht me virusin dhe jo me qytetarët…
Izolimi ekstrem në shumë raste pa pikë kuptimi, ngjallja e frikës dhe panikut, përsëri në shumë raste pa pikë kuptimi, kolapsi i plotë ekonomik, përsëri në shumë raste pa pikë kuptimi, varfëria e tejskajshme në shumë familje shqiptare, në mënyrë absolute, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin nervor qendor dhe imunitar duke e dobëuar atë dhe duke ja lehtësuar punën maksimalisht virusit.