SPAK-u është në intubim , Reforma në Drejtësi ka Dvoran virusin.

Premte, 01 May 2020 13:14

Eshte kthyer ne nje tragji komedi ceshtja e Reformes ne Drejtesi dhe cdo dite qe kalon kjo behet me e qarte. Nuk ka asnje dyshim se sekti i rilindjes ,si nje sekt shume i rrezikshem per fatet e vendit dhe fatet e kombit ka marre ne dore frenat e pushtetit dhe rendja drejt shpopullimit, varferimit dhe kapitullimit te nje shoqerie demokratike eshte me shpejtesi marramendese.
Historiku i Reformes ne Drejtesi qe nisi me aq entuziasem dhe propagande perfundoi ne reformen e Ardian Dvoranit. Per te bere te qarte edhe njehere per lexuesin shkeljet e renda te tij do ti rreshtojme me poshte por ky njeri u zgjodh si individ dhe perfundoi ne nje fenomen te rrezikshem jo vetem per reformen ,por per vjedhjen 6 vjet te mandatit si anetar i Gjykates Larte, si nje fenomen e shemtuar i pseudo vetingut me 100 million leke te pajustifikuara por qe Rilindjes i duhej me doemos pikerisht per te arritur ne Rama- reformen ku jemi sot.
Faktet jane te ditura dhe do te rreshtohen , shkeljet jane kriminale dhe demi qe ka bere ky njeri i pallogaritshem.
Por ka nje padi te Presidentit te Republikes Ilir Meta drejtuar ne SPAK per virusin e tmerrshem Ardian dvorani qe mori Reforma ne Drejtesi .
Spaku i famshem qe po te fusesh nje lakues te paanshem ka marre ne menyre te qarte infeksionin e rilindjes deri tani ka heshtur. Ku ka humbur ky institucion? Karantina nuk eshte arsye , perkundrazi eshte nje fshehje e shemtuar e mosveprimit te nje organi qe na e serviren me tamburet e tabir sarajit te Durrelit por qe sot mesa duket qenka ne intubim. Kur shkelet ligji , duhet mbajtur pergjegjesi dhe SPAK-u i famshem qe ka per detyre sidomos ceshtje madhore po jep nje shembull te shemtuar se ku katandiset shteti Nga reforma te tilla artificiale te njeanshme .
Asnje shtet, as Maqedonia e as Kosova nuk pranuan pseudo veting dhe pseudo reforme ndersa Shqiperia dhe shqiptaret u kthyen ne kavje te eksperimentit me radikal te Sorosit nepermjet sektit te Rilindjes.
Nje fjale e vjeter thote e verteta zhytet por nuk mbytet . Faktet jane aty, SPAK-u te dali nga intubimi , te luaje rolin per te cilin eshte krijuar dhe te mos fshihet pas potureve te Rilindjes.
Pjese nga Letra e Presidentit Meta , derguar KLGJ dhe Gjykates se Larte,
“Në kushtet kur zotit Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati si gjyqtar në Gjykatës së Lartë që në shkurt të vitit 2014, dhe përfundimi i këtij mandati është njoftuar sipas ligjit të kohës nga Kryetari i Gjykatës së Lartë që në datën 16 janar 2014 me shkresën me nr. prot. 39, datë 16.01.2014, administruar në Institucionin e Presidentit me shkresën me nr. prot. 89, datë 17.01.2014, dhe procedura e zëvendësimit të tij nuk u përmbyll me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi i Shqipërisë të zëvendësit të tij, ka bërë që de facto zoti Dvorani të ketë mbetur në vitin e 16 të ushtrimit të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë, tashmë në shkelje të çdo parashikimi kushtetues e ligjor;
-kur neni 136, paragrafi 5, i Kushtetutës përcakton se gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit;
-kur në shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor citohet se “[…]në shpalljen e 3 (tre) pozicioneve të lira, përmes Vendimeve nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konsideruar numrin e pozicioneve që kanë qenë të lira në atë moment […]”, dhe ku pozicioni i zotit Ardian Dvorani ka qenë i lirë;

-kur pozicioni i katërt vakant që po shqyrtohet nga KLGJ-ja, duhet të plotësohet nga radhët e juristëve të spikatur (jo gjyqtarë) dhe siç është deklaruar nga KLGJ-ja, i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori; dhe
-kur tashmë Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 3 gjyqtarë të rinj të emëruar në detyrë, që kanë filluar ushtrimin e detyrës;
Sipas dispozitave të sipërcituara të Kushtetutës dhe ligjit, me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt.”, thuhet në një pjesë të letrës së Presidentit Ilir Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...