Dita e sotme do të jetë e lirë për pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç, por asnjë aktivitet nuk do të lejohet hapur.
Sot pensionistët do të kenë mundësi të dalin deri në orën 10:00, ndërsa prindërit me fëmijët deri nën 14 vjeç do të lejohen në fashën e orarit 11:00 deri në orën 17:30.
Ndërsa të gjithë të tjerët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi brenda kësaj fashe orare.
Po ashtu edhe sot do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.