Alibia e pazarit

Hënë, 04 May 2020 21:34
Nga Çim Peka 
 

Para dy ditësh, ndërkohë që diskutoja mbi situatën dhe konjukturat politike me miq të mi në zyrën time, në bisedë e sipër u hodha një sfidë. Në çast, në profilin tim në  instagram hodha një foto me Sali Berishën dhe Ilir Metën, shkrepur më shumë se një vit më parë në një nga restorantet e Tiranës.

Ajo çka pasoi sfidën, ishte basti. Ajo çka pasoi bastin, ishte fitorja ime e bastit.  Ashtu siç edhe kisha parashikuar, fotografia megjithëse e vjetër dhe e publikuar edhe më parë, u bë virale menjëherë. Jo vetëm kaq, por rrjeti dhe portalet e majta gëluan menjëherë në teori konspirative, në skema, prognoza e shumë-çfarë tjetër.  Madje, për çudinë edhe timen, ajo foto preku e trazoi aq shumë nerva e shpirtra sa që mbrojtësit më të mëdhenj të Ramës gëluan duke shkruar nxitimthi si me komandë qendrore, edhe disa editorialë të shpërlarë në nivel kapteri.

Gjithsesi, reagimi në formë paniku i medias pranë Ramës dhe njerëzve mediatike që supozohet se janë më pranë tij, tregoi fundin e gropës së zezë ku  Rama dhe çeta e tij mediatike kanë përfunduar. 

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë një histori plot 30-vjeçare me njëri-tjetrin, herë bashkë e herë kundër; herë hapur dhe herë fshehur, sipas interesave të tyre dhe forcave të cilat i përfaqësonin ose përfaqësojnë.

Sot, unë besoj se të dy janë në një moment politik që i bashkon.  Se qysh e si, e dinë ata vetë. Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë qenë personat më të afërt, gjatë mandatit të bashkë-qeverisjes midis PD dhe LSI. E njohin dhe kuptojnë fort mirë njëri-tjetrin. Si në rastin e parë, edhe këtu e tani, momenti politik i bën sërish bashkë.

Çështja nuk është, a do ikë Edi Rama pas dy mandateve në pushtet, por sa do të jetë në gjendje qeveria e re për të zhbërë dëmin e këtyre dy mandateve që po mbyllen. Ndryshe nga Fatos Nano në vitin 2005 dhe Sali Berisha në 2013-ën, Edi Rama, e di që është i humbur; Administrata nën të, po e po.

Ndaj paniku i djeshëm pas publikimit të një fotoje të vjetër, thjeshtë nxori zbuluar botën e rrejshme që Edi Rama u servir militantëve të vetë mediatikë. Edi Rama ka mbijetuar mbi alibinë e pazarit me opozitën. Dhe nuk është se nuk ja ka dalë.

Disa javë më parë ndërkohë që ishte i ftuar në një studio televizive, në telefonin e moderatores erdhi një pyetje nga një zyrë e tij, (unë e di saktësisht nga kush) hakeruar me një program të thjeshtë ku pretendohej se Basha i kërkonte këtij të fundit bashkë-qeverisje. Vetëm një mendje e pisët si e Ramës mund të shkojë deri këtu, por fundja ky është Rama. Mjafton që ti shërbejë fabulës së tij, se opozita e Bashës kërkon pazar.

Kur Presidenti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar dërgoi në Parlament amendamentet e tij, me gjasë të dakorduar në atë mbledhje, mbi ndryshimet në Kodin Penal, reagimi ishte i fortë. Konsensusin e Ilir Metës në funksion të luftës ndaj pandemisë, Edi Rama, e shiti si afrim të Ilir Metës me të. Si ofertë për pazar; madje të mbyllur! 

 Reagimi ndaj fotos, edhe pse e hershme, ishte në fakt zhgënjim ndaj një ‘prove të fortë’ se nuk kishte pazar.

 Dhe në fakt nuk ka nevojë për prova të tilla, pasi nuk mund të ketë pazar. Pazar për çfarë?!

Kush e blen një kalë të ngordhur?!

Aq më pak, kush bën pazar me apo mbi një kalë të ngordhur?!

Koha e pazarit ishte në shtator 2017, kur Edi Rama sapo kishte fituar mandatin, e jo tani në fund të tij. PD dhe LSI kanë që në vitin 2018 të paktën, që janë në koalicion me njëri tjetrin. Në fakt, të gjithë janë bashkë. Të gjithë kundër Edi Ramës, demokratë e eurosocialistë; çamë e grekë; republikanë e demokristianë. 

 Rrëzimi i fabulës së Edi Ramës mbi pazaret me opozitën vetëm me publikimin e një fotoje, jo vetëm që zbulon kështjellën prej rërë mbi të cilën qeveris, por tregon edhe paaftësinë dhe paqartësinë e mesazhit publik të opozitës.

Modifikuar më Hënë, 04 May 2020 21:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...