Më e keqja është kapja e drejtësisë nga maxhoranca, presioni i madh që po i bëhët gjyqtarëve dhe prokurorëve me gogolin e ventingut, veting i cili në shumë raste sipas ekspertëve ka qenë shumë subjektiv, shpesh herë duke u nisur nga kritere të mirëfillta politike apo krahinore
Jakup B. GJOÇA
Prof. Dr. Aleksandër Biberaj, ish deputet në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se presidenti Thaçi,ishte i pari politikan shqiptar që lançoi vitin e kaluar hipotezën e “korrigjimit të kufinjve” apo “shkëmbimit të territoreve”, hipotezë që ishte sinkron me qëndrimin e Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç, por sado marrëveshje të fshehta të ketë bërë, ato do jenë nul. Prof. Biberaj thotë, se pavarësisht se ambasadorë të SHBA në Tiranë bashkëpunojnë me qeverinë, zyrtarë amerikanë si dhe dokumentet zyrtare të SHBA kanë kritikuar korrupsionin e rilindjes. Prof. Biberaj pohon se drejtësia është kapur nga qeveria, ndërkohë që vlerësimet nga vetingu janë bërë me kritere politike dhe krahinore. Prof. Biberaj bën apel që opozita të ushtrojë presion e të këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore. Kjo do të ishte reformë zgjedhore.
-Prof. Biberaj, a besoni se Presidenti i Kosovës Thaçi mund të ketë nënshkruar marrëveshje të fshehtë me Vuçiç, marrëveshje që të jetë në dëm të çështjes së Kosovës?
– Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar disa herë, edhe në Kuvendin e Kosovës, se Hashim Thaçi e ka të gatëshme marrëveshjen me Alekasandër Vuçiçin për “ndarjen e Kosovës”, ose “korrigjimin e kufinjve”, ndërkohë që Z. Thaçi e ka mohuar pasjen e një marrëveshjeje të tillë, kështu që përderisa nuk kam një dokument të tillë, unë nuk mund ta konfirmoj një gjë të tillë, por as ta mohoj. Ajo që dihet tashmë është se Hashim Thaçi ishte i pari politikan shqiptar që lançoi vitin e kaluar hipotezën e “korrigjimit të kufinjve” apo “shkëmbimit të territoreve”, hipotezë që ishte sinkron me qëndrimin e Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç. Gjithsesi jam i sigurtë se edhe nëse egziston një marrëveshje e tillë, ajo do të jetë nul, pasi nuk ka asnjë fuqi juridike.
Çdo marrëveshje me Serbinë duhet të kalojë nga Kryeministri i Kosovës (si kryetar i ekipit negociator), nga qeveria dhe pastaj të ratifikohet ne Kuvendin e Kosovës. Çështja e marrëveshjes me Serbinë duhet patjetër që të ketë edhe konsensusin e të gjithë faktorëve politikë në Kosovë, pavarësisht nëse janë në qeverisje apo në opozitë, pasi kjo është një çështje mbarëkombëtare, që nuk i përket vetëm një partie apo koalicioni, por të gjithë shqiptarëve.
– Prof. Biberaj, përse ambasadorët e SHBA-së në Tiranë mbështetin haptaz kryeministrin Rama, edhe kur ky zbaton politika antidemokratike, sikurse zgjedhjet moniste të 30 qershorit, një parlament pa opozitë, nuk flasin kur Kryeministri Rama po kap Drejtësinë, nuk folën për dosjet 339 dhe 184?
– Nuk mendoj se SHBA mbështet Edi Ramën, ata mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugën e zhvillimit të vendit dhe integrimit Euro-Atlantik, gjithçka duhet parë në dinamikën e vet. Natyrisht, që qeveria e SHBA-së punon me qeverite e vendeve aleate, por kjo nuk duhet lexuar si mbeshtetje. Duhet të kemi parasysh që janë një sërë diplomatësh amerikanë që kanë qenë tepër kritikë me qeverisjen e rilindjes dhe mos të harrojmë se të gjitha raportet zyrtare të agjensive të ndryshme të SHBA-së e paraqesin gjëndjen në Shqipëri në mënyrë shumë kritike, ashtu sic është në realitet.
– Prof. Biberaj deri tani, qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga 9 kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave. Ju, si e shpjegoni që edhe deputetë gjermanë, emisarë të lartë të BE-së pohojnë se Shqipëria ka bërë progres në reformat e integrimit?
– Këto janë qëndrime krejt individuale, personale të deputetëve të ndryshëm, respektivisht qëndrime që varen edhe nga grupet politike të cilave i’u përkasin, ndërsa qëndrimi zyrtar është rezoluta e miratuar nga Bundestagu Gjerman, ku theksohen 9 kushtet, të cilat janë bërë 15 kushte në fakt, që kanë të bëjnë me zhvillimet negative regresive në Shqipëri edhe pas miratimit të rezolutës nga Bundestagu Gjerman.
– Ju si e shpjegoni që shumë herë ambasadorët në Tiranë kanë ushtruar presion politik dhe diplomatik ndaj opozitës që të pranojë qasjet e kryeministrit Rama, edhe pse ato nuk kanë qenë të standarteve demokratike?
– Kuptohet që aleatët tanë ndërkombëtarë nuk ka qenë dakort dhe nuk na kanë përkrahur, kanë qenë edhe kritikë për djegien e mandateve nga ana jonë dhe për mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, të cilat rezultuan një farsë votimesh moniste të modelit parti-shtet, gjë që është përmendur edhe nga raporti i monitorimit të këtyre votimeve nga OSBE-ODIHR apo edhe raporte të tjera ndërkombëtare. Sot ne si opozitë kemi marrëdhënie shumë të mira me SHBA-në dhe me të gjitha vendet e BE-së.
– A ndodhet Shqipëria në kushtet e një Grushti Shteti?
– Faktikisht që nga fillimi i pandemisë ne jemi në gjëndjen e nje junte ushtarake, në vazhdim të gjendej së grushtit të shtetit të krijuar nga marrja e 100% e të gjitha pushteteve nga rilindja dhe nga tendenca për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese. Natyrisht për arsye të pandemisë çështja e Gjykates Kushtetuese është e ngrirë, por kemi prononcimin e Komisionit të Venecias që i klasifikoi juridikisht veprimet e rilindjes si shkelje e Kushtetutës dhe legjislacionit ne fuqi, zhvillim tepër pozitiv ky. Le të presim rikthimin e normaliteti politik për të parë edhe qëndrimin e maxhorancës për këtë çështje.
– A u krye Reforma në Drejtësi në Shqipëri?
– Do të thoja pjesërisht, pasi ka komponente që kanë qene të dështuara, sikurse ka kompenente që kanë qenë të suksesshme, por më e keqja është kapja e drejtësisë nga maxhoranca, presioni i madh që po i bëhët gjyqtarëve dhe prokurorëve me gogolin e ventingut, veting i cili në shumë raste sipas ekspertëve ka qenë shumë subjektiv, shpesh herë duke u nisur nga kritere të mirëfillta politike apo krahinore.
– A duhet që opozita të ndërmarr aksion opozitar, apo ende prevalon Gjendja e Jashtëzakonshme për shkak të Covid?
– Si gjithmone Shqipëria vazhdon të mbetet rekord negativ edhe per masat e zhdrejta dhe represive të ndërmarra nga qeveria me pretekstin e pandemisë, gjë që ka çuar në shkeljen e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut pa pyetur per kushtetute dhe as per ligje. Gjithsesi situata po i ri-kthehet normalitetit, dhe ne te gjithe duhet te mendojme, punojme dhe kontribuojme per ri-kthimin e normalitetit sa më parë.
Faktikisht që nga fillimi i pandemisë ne jemi në gjëndjen e nje junte ushtarake, në vazhdim të gjendej së grushtit të shtetit të krijuar nga marrja e 100% e të gjitha pushteteve nga rilindja dhe nga tendenca për të kapur edhe Gjykatën Kushtetuese
Opozita duhet patjetër që të ushtrojë të gjithë presionin dhe të këmbëngulë për përfundimin sa më shpejt të reformës zgjedhore, me qëllim realizimin e zgjedhjeve te parakohëshme në një kohë sa më të shpejtë dhe përsëritjen e zgjedhjeve vendore
Politika gjykoj se duhet urgjentisht t’i rikthehet normalitetit dhe opozita duhet te marre pergjegjesite e veta perpara vendit, pasi ka sfida te jashtezakonhsme perpara, ne interes te qytetareve dhe te kombit.
– Çfarë duhet të bëjë opozita për reformën zgjedhore?
– Opozita po merr pjesë në komisionin për reformën zgjedhore dhe duhet patjetër që të ushtrojë të gjithë presionin dhe të këmbëngulë për përfundimin sa më shpejt të reformës me qëllim realizimin e zgjedhjeve te parakohëshme në një kohë sa më të shpejtë dhe përsëritjen e zgjedhjeve vendore.
-Faleminderit!