Trojet e pallateve të dëmtuara, grabitja e re e Mafies dhe narkoqeverisë

E Enjte, 14 May 2020 18:49
Nga Bujar Nishani - 
 

Mafia e ndërtimit dhe çirakët e saj në narkoqeveri nuk ndalen as ndaj fatkeqësisë së shqiptarëve të prekur nga tërmeti e as nga vjedhja e parave të dhuruara nga taksapaguesit evropian për shqiptarët e dëmtuar nga ajo fatkeqësi natyrore.

Pasi shqiptarët u lanë të vdisnin nën ndërtesat e dëmtuara rëndë nga tërmeti i parë në muajin shtator, pasi shqiptarët u lanë jashtë prej muajsh në mes dimrit pas tërmetit vdekjeprurës të muajit nëntor, pasi shqiptarët e mbetur pa strehë u përzunë nga strehimet hoteliere sapo narkoqeveria mbaroi teatrin mediatik me ta, tashmë shqiptarëve fatkeq po u grabitet prona e blerë me mund, djersë e sakrifica gjaku.

Narkoqeveria me paratë e dhuruara për shqiptarët nga Evropa po deklaron të ndërtojë pallate të reja në fundin e Tiranës dhe jo mbi truallin ku janë pallatet e dëmtuara të shqiptarëve.

 

Eshtë e qartë se trualli ku janë banesat e dëmtuara vlen disa qindra herë më shumë se toka në dalje të Tiranës ku kërkon kjo narkoqeveri të degdisë shqiptarët që patën fatin e keq t’ju dëmtohen banesat prej tërmetit.

Trualli i tyre i duhet Mafies së ndërtimit për kulla të reja milionëshe që natyrisht do t'i ndajë me narkoqeverinë.

Trualli mbi të cilin janë ndërtesat aktuale të dëmtuara, janë pronë e qytetarëve që kanë blerë atë truall bashkë me banesën përkatëse.

Narkoqeveria jo pa qëllim prodhoi një sërë aktesh grabitje e shantazhi për ti kërcënuar këta qytetar e të mos e kërkojnë pronën e tyre.

Akte totalisht antikushtetuese, por shqiptarër ska kush ti mbrojë.

Narkoqeveria e ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese prej 4 (vitesh), pikërisht që të grabisë, rrah, burgos, asgjesojë çdo të drejtë, mbi shqiptarët.

Qytetarët shqiptar që mafia e ndërtimit kërkon t’ju grabisë pronën e ligjëshme sot, të mos dorëzohen përballë narkoqeverisë.

Të mbrojnë pronën, mundin, djersën dhe gjakun e sakrificave të tyre.

Kushtetuta, ligjet, e drejta, e ardhmja janë të gjitha në favorin dhe anën e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...