Bujar Nishani: Gangsteri i qeverisë anarkiste dhe ‘prozhektorët’ e Perëndimit

Premte, 15 May 2020 14:24

Sekti i anarkistëve që po qeveris Shqipërinë
Nga Bujar Nishani- Gangsteri në krye të qeverisë anarkiste u shfaq në ekranin e një televizioni kombëtar duke stigmatizuar me fjalorin e tij tallës e fyes prej “garipi”, BE dhe SHBA.

Gjatë diskutimit mbi çështjen e aktit kriminal e korruptiv të prishjes së Teatrit Kombëtar, “garipi” rilindës shënjestroi Evropën dhe SHBA me artikulimin mjeran se “Shqipërinë nuk e qeveris as Evropa Nostrum e as Amerika Vostrum”!!!

Zhargoni i përdorur prej gangsterit për reagimin evropian kundër aktit kriminal të prishjes së Teatrit Kombëtar, duke e etiketuar si “evropa nostrum”, tregon qartë psikozën e pasardhësit të stalinistëve shqiptarë mbi Evropën dhe Perëndimin në tërësi.

Po i bëj një “copy paste” prej fjalorit ndërkombëtar të kuptimit të termit “nostrum”, që gjithsecili të konkludojë vetë! (nostrum) /?n?str?m/ noun. 1. a medicine prepared by an unqualified person, especially one that is not considered effective.”a charlatan ëho sells nostrums”

Gangsterit, tashmë adresimet evropiane, institucionet evropiane, aktorët evropianë i duken si ata “mjekët sharlatanë” që sajojnë “receta” false e që mashtrojnë dynjanë!

Në fakt kjo qasje e gangsterit ndaj Evropës dhe SHBA nuk është e rastësishme. Ky, që edhe për drogën thotë se ka “fol” me ndërkombëtarët, tashmë BE dhe SHBA i quan “nostrum” e “vostrum”.

Tradhtari me damkë që u rreshtua kundër interesave strategjike të BE dhe SHBA në Ballkan, duke nxitur copëtimin e Kosovës, “bosnjezimin” e Shqipërisë, rikthimin e Jugosllavisë së Re me qendër Beogradin, tashmë na shfaqet si sovranisti / nacionalist megaloman!!!!

Natyrisht që ky shpërthim fyes ndaj BE dhe SHBA e ka një arsye. Madje ajo është shumë e fortë!

Që nga momenti kur Këshilli Evropian adaptoi si qëndrimin e tij zyrtar, Rezolutën e Bundestagut gjerman, me 15 urdhëresat ndaj qeverisë anarkiste të rilindsit dhe që prej ditës kur ambasadorja e re e SHBA në Tiranë deklaroi se “çrrënjosja e korrupsionit dhe vendosja e sundimit të ligjit në Shqipëri”, janë prioritete të punës së saj, gangsteri e kuptoi se tashmë prozhektorët e BE dhe SHBA janë drejtuar mbi të!

Janë këta prozhektorë të fuqishëm të Perëndimit që po i tregojnë rrugën e duhur qytetarëve shqiptarë, prozhektorë që nxjerrin në dritë keqqeverisjen, abuzimin, korrupsionin, paaftësinë, papërgjegjshmërinë, llumin që ka mbuluar Shqipërinë, mashtrimin…Rrjetën e merimangës,që duhet fshirë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...