Mesazhi i Presidentit Meta: Nuk duhet lejuar të ndodhin më prishje të trashëgimisë historike e kulturore. Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit të vitit 1967!

Premte, 15 May 2020 15:39

Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa ka vizituar xhaminë Kubelie në Kavajë është shprehur se nuk duhet lejuar të ndodhin më prishje të trashëgimisë historike e kulturore pasi mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit të vitit 1967!”.

Në një postim në rrjetin social Facebook Meta shkruan se kjo është e ndërtuar në vitet 1700 dhe është një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike e kulturore, që për fat të keq provoi kazmën e regjimit diktatorial në vitin e zi 1967, si shumë objekte të tjera kulti.

“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më“, shprehet më tej Presidenti Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Xhamia Kubelie në Kavajë e ndërtuar në vitet 1700 është një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike e kulturore, që për fat të keq provoi kazmën e regjimit diktatorial në vitin e zi 1967, si shumë objekte të tjera kulti.

Fatmirësisht nga ajo masakër kanë shpëtuar disa kolona, dëshmi se si arroganca e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme në çdo kohë për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore.

Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit tonë, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më.

Na mjaftojnë kujtimet e hidhura të kazmave të komunizmit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...