Teatri është më shumë se i artistëve

Saturday, 16 May 2020 10:47

Nga Namir Lapardhaja - 16/05/2020
Si zakonisht, qeveria nuk zhgënjeu edhe këtë herë. Ajo i kundërvuri qëndrestarëve të Teatrit një listë tjetër që kërkonte shembjen e tij. Kjo listë e mbështetur nga qeveria, me ish-protestues të mëparshëm që ishin në krye të betejës për mbrojtjen e Teatrit, ka dy motive djallëzore: e para kërkon ta kthejë çështjen e Teatrit Kombëtar në një çështje artistësh, kur në fakt, ajo është më shumë se kaq, është çështje e historisë, e identitetit të qytetit.

Askush nga ata që mbrojnë sot Teatrin Kombëtar nuk është kundër ndërtimit të një teatri të ri, modern. Madje, një është pak. Tirana ka nevojë për më shumë godina teatrore.

Godina e Teatrit Kombëtar është histori, është pjesë e trashëgimisë. Artistët nuk janë pronarë. Ata kanë një a më shumë arsye për të reaguar, sepse aty aplikojnë dhe performojnë punën e tyre. Por ajo godinë nuk është as e Kadri Roshit e as e Robert Ndrenikës, nuk është as e Roza Anagnostit e as e Adriana Tolkës, nuk është e Altin Bashës e as Neritan Liçës, nuk është as e Arben Derhemit e as Gentian Zenelajt. Ajo godinë është pasuri dhe trashëgimi. Është pronë e të gjithë shqiptarëve.

 

E dyta, dhe më djallëzore, është përpjekja për të futur në urrejtje komunitetin e artistëve, që politika të bëjë sehir se si shahen dhe urrehen ata mes veti.

Unë trishtohem nëse do t'i kundërvihesha Robert Ndrenikës. Do t’i kërkoja gjithkujt që të mos binte viktimë e lojës së urrejtjes që kërkon të përhapë Erjon Veliaj dhe Edi Rama, me dritëshkurtësinë e tyre, duke besuar se urrejtja është rruga më e mirë për të nënshtruar komunitetin e artistëve.

Nuk dua të shoh me urrejtje as punën e Altin Bashës, që prej vitesh duartrokitet nga spektatori.

Nuk dua të besoj se Leka Bungo, një njeri që ka shkruar skenare ku është diskretituar diktatura, beson vërtet se qëndrestarët e Teatrit e kanë gabim.

Loja djallëzore me futjen e urrejtjes është një lojë tipike që komunistët e kanë pasur historikisht traditë, duke bërë që shqiptarët të urrejnë njëri-tjetrin dhe jo politikën që e nxit. Kështu që është e rëndësishme që të ndajmë një herë e mirë idenë e pronësisë së artistëve me Teatrin.

Artistët janë të punësuar që performojnë në atë godinë.

Vlera e saj nuk qëndron thjesht dhe vetëm në artin e tyre, por në rëndësinë që ka ajo ndërtesë për historinë e qytetit. Për të mos përmendur paligjshmërinë që e ka shoqëruar këtë problematikë që në ngjizje. Identiteti ynë është i rrezikuar gjithnjë e më shumë nga trillimi. Rama dhe Veliaj mashtrojnë aq shumë sa do të tregoheshim foshnjarakë po të binim pre, duke urryer një palë e duke mbështetur një tjetër.

Teatri i përket qytetit dhe Veliaj është një kryebashkiak i përkohshëm dhe jo padron i tij. Natyrisht, ai kërkon të imitojë Ramën që prishi ish-kinema “17 Nëntorin”, ish-kinema “Republikën” dhe disa prej objekteve të rëndësishme të identitetit të kryeqytetit, duke synuar të krijojë një model të ri që lidhet me emrin e tij.

Teatri është më shumë se kaq dhe provokimi i tyre me të, me këto ide djallëzore, që kanë në qendër urrejtjen, është beteja e gjithkujt për identitet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...