Orakulli i Surrelit:Në tetor mbi kokën tuaj, do shfaqet një re me gjemba

Hënë, 25 May 2020 10:29

Nga Dritan Shano - 25/05/2020

Orakulli i Surrelit: "Në tetor mbi kokën tuaj do shfaqet një re me gjëmba, me ngjyrë jeshile në të zezë. Ajo do qëndrojë aty deri në Marsin tjetër. Që të shpëtoni, ju duhet të ecni zbathur, dhe të pini ujë një herë me dorën e majtë dhe dy herë me dorën e djathtë."

Pretendimet e Ramës për suksesin e "masave" kundër Covid-19 të ndërmarra nga ai, sipas sugjerimit të Komitetit të Eksperteve, as nuk mund të verifikohen, dhe as nuk mund të vërtetohen në çfarëdo forme dhe mënyre !!! Korrelacioni midis izolimit dhe uljes së numrit të humbjes së jetëve me Covid-19 nuk qëndron.

Këto pretendime, mbeten sot e kësaj dite një hipotezë e nivelit të lojës me kungulleshka, e cila mund të zhvillohet nga çdo njeri, për të kaluar kohën, para ose pasi është bërë dru. Më e vërtetë, është hipoteza se po bëre shurrën në det, ta sjell kripën në gjellë. Kjo gjë nuk e ka ndalur përdorimin e kripës ndër shekuj.

 

Avancimi i masave që do të marrë për periudhën tetor - mars 2021, tregon për një gjendje mendore trans, në të cilën ai flet me Covid -19, tregojnë kujtimet e shkollës dhe këmbejnë me njëri tjetrin axhendat personale, për kohën dhe oraret e lëvizjes të secilit, për vitin në vazhdim.

Secili qytetar shqiptar është përgjegjës për t'u kujdesur për veten dhe prindërit e tij. Kjo nuk është detyrë e qeverisë. Nuk ja kemi caktuar, dhe nuk duam që ta bëjë! Çdo gjë që bën njeriu duke ushtruar të drejtën e lindur të zgjedhë ka risk. Pretendimi i eliminimit të risqeve nga qeveria, nuk është asgjë tjetër por zotërim i plotë i ekzistencës së secilit prej nesh, skllavërim total i njeriut. Tirani absolute !!!

Tentativa për t'i thënë shqiptarëve në maj se do t'i kufizojë lëvizjen në tetor e përtej, nuk ka asnjë parametër shëndetësor dhe shkencor në vetvete.

Ky "haluçinacion" mund të bazohet në parametra psiko-patologjik, të njohura dhe që ia kanë përmbushur deri tani nga të paktën 2 anëtare të Komitetit Teknik, ose në një axhendë preçize politike që synon kufizimin e lirive, varfërimin ekonomik dhe përkeqësimin e shëndetit deri në pikën e eliminimit të çdo rezistence dhe kthimit të secilit prej nesh në një qenie të modifikuar mendërisht dhe biologjikisht.

Rezistencë!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...