Gjatë intervistës së tij për "Çim Peka LIVE", gjatë një debati me gazetarin Bledian Koka, është shprehur se, LSI, PD por edhe i gjithë koalicioni opozitar është pro ndryshimit të sistemit zgjedhor në lista të hapura.
Sipas Kryemadhit, sot mbrojtja më e madhe që mund ti bësh Edi Ramës është të shash opozitën.
"Pse ti kujton se unë si kryetare partie më intereson një listë e mbyllur? Edhe mua, edhe Lulzim Bashës. Ne na konvenon listat e hapura. Flasim për lista të hapura kur shqiptarët nuk kanë bukë të hanë. Kur ke barkun bosh nuk mund të flasësh për demokraci. Kemi qenë skllevër të fasadës dhe të një networku për ti bërë qejfin një grupi interesi.
Basha e ka bërë të qartë, edhe partnerëve tanë, që jemi për lista të hapura se listat e hapura janë qetësim. 34 kandidatë PD,34 kandidatë LSI, 34 PR, sikur nga një mijë vota të mbledhin, mendojeni sa vota bëhen. Të nderuar qytetarë, bashkë me zotin Koka, ne jemi të hapur për të ndryshuar sistemin. Çfarë votash kam unë në parlament për të ndryshuar sistemin? Sot mbrojtja më e madhe që mund ti bësh Edi Ramës është të shash opozitën", tha Kryemadhi.