Presidenti Meta i dha sot nje fitore të gjithë shqiptarëve.

Premte, 12 June 2020 16:31

Zeri i Amerikes ,nje media te ciles ja njohim seriozitetin dhe integritetin profesional , sot do te deklaronte :
KLGJ u vu në lëvizje nga presidenti Ilir Meta, sipas të cilit “me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt”. Sipas presidentit të Republikës, anëtari i katërt “i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori”
Nga ana tij, zoti Dvorani, në letrën dërguar KLGJ-së e cilësonte nismën e Presidentit, si një lëvizje “me qëllimin e qartë: të ndërhyjë dhe ndikojë në mënyrë të papërshtatshme, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, në veprimtarinë e institucioneve kushtetuese të pavarura siç është KLGJ-ja dhe të arrijë të ndikojë në karrierën gjyqësore të një gjyqtari konkret”
Kërkesa e zotit Meta, pasoi një përplasjeje të gjatë mes tij dhe zotit Dvorani, lidhur me aktivitetin e këtij të fundit si kryetar i KED-së, përplasje e cila u nxit nga procedurat e ndjekur lidhura me emërimet në Gjykatën Kushtetues, që çuan në një konflikt të hapur mes kreut të Shtetit dhe Parlamentit. Për këtë rast, pritet javën e ardhshme dhe opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias. Dy draft opinionet e tij, i kanë dhënë të drejtë presidentit Meta, për mënyrën se si ai e trajtoi çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Eshte shume e vertete qe te gjithe mekanizmin e zbulimit te rolit real qe kishte Ardian Dvorani ne kapjen e Gjykates Kushtetuese dhe te gjitha shkeljet e ketij njeriu si ne aspektin profesional, financiar dhe kushtetues jane merite e perpjekjeve te Presidentit te Republikes Ilir Meta .
Presidenti i Republikes gjithnje e ka theksuar qe kjo nuk eshte lufte personale apo politike , kjo eshte nje ceshtje qe i perket te gjithe shqiptareve sepse Kushtetuta , Gjykata e Larte,Gjykata Kushtetuese jane prone e te gjithe shqiptareve dhe varet e ardhmja e tyre. Cdo dem apo deformim , cdo kapje e tyre prek dhe rrezikon te ardhmen e shqiptareve.
Ai shpesh here e ka deklaruar qarte qe kur kjo loje e rrezikshme arrin te preki kompetencat e presidentit dhe te luaje me to mendo se cfare behet me fatin e problemeve te shqiptareve.
Prandaj sot perpjkejet e tij nuk rezultuan thjesht me nje fitore te tij. Presidenti Meta i dha sot nje fitore te gjithe shqiptareve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...