Ora News përballë mafies së Lali Ndrangheta.

Diel, 14 June 2020 11:02

Një muaj më parë, mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, gazetarë, personalitete politike, organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe jashtë saj u renditët në mbështetje të televizionit Ora. ISHSH pas vendosjes së një gjobe për shkak të emisioneve me debat, dërgoi dhe një tjetër shkresë për mbylljen e televizionit, por per shkak te reagimit te forte brenda dhe jashte Shqiperise u terhoqen nga kerkesa per mbyllje.

Por presionet nuk kane ndalur. Gazetarët e RTV Ora janë prej muajsh nën sulmin e pandërprerë të Erion Veliaj për shkak të punës së pavarur të gazetarëve dhe emisioneve prestigjoze që vënë në dukje abuzimet skandaloze të Bashkisë së Tiranës, shkeljen e ligjit në tendera dhe dhënien e lejeve korruptive të ndërtimit.
Ne emer te Partise Demokratike ka reaguar edhe Ish kryetarja e komisionit të Medias Albana Vokshi, përmes deklaratës për mediet, nga selia e PD-se u shpreh mesditen e 12 qershorit 2020 se po përdoren dhe segmente të shtetit. "Në shërbim të këtij mesazhi mafioz, Erion Veliaj ka angazhuar edhe institucione të tjera përfshirë segmente të Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese. Për PD, këto metoda represive kundër fjalës së lirë, janë të papranueshme. Erion Veliaj do të japë llogari për këtë bashkë me kryebanditin e Tiranë që fyen gazetarët" u shpreh Znj Vokshi.

Bashkia Tiranë duket se është mjaft e implikuar në pastrimin e parave të pista të mafies italiane. Kjo na vjen nga indiciet e një hetimi që ka nisur prokuroria italiane, e cila ka akuzuar për pastrim parash të pista pikërisht ortakun e Erion Veliajt, Flavoi Tosi me të cilin ai bëri një marrëveshje bashkëpunimi në emër të Bashkisë Tiranë, duke ndërtuar kompaninë e përbashkët midis Bashkisë Tiranë-Bashkisë Veronës dhe kompanisë AGS M Holding për pastrimin e plehrave në Tiranë e quajtur “Eco Tirana”. “Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ka shndërruar kryeqytetin në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave të pista në Ballkan. Veliaj përdor pushtetin për të grabitur pronat , sic beri edhe me Teatrin Kombetar.
Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja.
Kane kaluar 4 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt! Asnjë fajtor! Veliaj mbush me miliona Fusha sh.p.k dhe qëndron i paprekur në krye të Bashkisë. Prandaj SPAK ka detyrimin që ta vazhdojë hetimin e te gjitha ketyre ceshtjeve , Erjon Veliaj ka detyrimin t’ju përgjigjet shqiptarëve, qytetarëve të Tiranës, sesi e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias italiane.”.

Modifikuar më Diel, 14 June 2020 11:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...