Turi!Merre Besën në varkë e çoje në Phenian

Premte, 26 June 2020 14:58

Nga Ndriçim Mehmeti - 25/06/2020
Turi personazhi i vitit 2020 në arsimin shqiptar, duket se u harrua për një moment. Lavdia e këtij personazhi, nxjerr nga një pyetje e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Maturën Shtetërore 2020, u duk sikur u fashit disi edhe për shkak të ngjarjeve politike dhe problematikave të tjera, që ka vendi ynë i mjerë. Por Besa nuk harroi të na sjellë në kujtesë, një fakt interesant, që “na çuditi”, të gjithëve e na la me gojë hapur: Pyetjen e Turit e kishin gjetur mbi 10 mijë maturantë. Dhe Besa e bëri këtë njoftim kaq impozant, përpara se të dilnin rezultatet zyrtarisht, pasi donte të ishte më avangarde se institucionet e caktuar me ligj, për dhënien e rezultateve të Maturës Shtetërore. Dhe bëri mirë për besë. Bravo Besë. Të lumtë. Ky po që ishte lajm dhe shumë i rëndësishëm madje.

Pse Besa i dha kaq rëndësi përgjigjes së pyetjes së testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për Turin.

Sepse Besa kërkon të tregojë se ata që u tallën me pyetjen e Turit, përpara dritareve të zyrës së saj, janë një grup maturantësh që përfaqësojnë më të dobëtit e gjeneratës së tyre. Këtë fakt Besa e shpalosi edhe në mbledhjen onllajne që ka bërë pak ditë më parë me Parlamentin e Nxënësve, që nuk është gjë tjetër veçse një zgjatim i FRESH, në radhët e nxënësve të arsimit parauniversitar. Por për tu kthyer tek argumenti Turi. Turin e gjetën 10 mijë veta, tha Besa. Shumë bukur Besë. Kush janë 10 mijë maturantët që e gjetën? Cila është nota mesatare e tyre në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, gjatë tri viteve të gjimnazit? A ke urdhëruar ndryshimin e metodologjisë për vlerësimin e maturantëve në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, me qëllim që të mbeten të kënaqur? Pse ka kaq shumë ndryshim mes rezultateve të Maturës Shtetërore 2019 dhe Maturës Shtetërore 2020? Si është e mundur që numri i atyre që kanë marrë notën 10 është 5 fishuar, mbetësit janë 2 herë më pak se në 2019 në këtë lëndë? Nuk ti kanë dhënë këto shifra, apo thjesht kërkon të mbulosh abuzimin e vlerësimit në lëndën Gjuhë Shqipe, me Turin dhe varkën e tij në shkëmbinjtë e dhëmbëzuar, e jo të thepisur. Mblidh mendjen Besë lere Turin dhe merru me thelbin e problemit që ke në arsimin parauniversitar e që të shpërtheu në mënyrë të dukshme në provimet e Maturës Shtetërore. Si mund të jesh e kënaqur që më pak se 1/3 e maturantëve kanë gjetur pyetjen e Turit? Po ja dhe e kanë gjetur e po të besojmë verbërisht fjalës tënde. Pastaj? Nga pyetja e Turit, varet e gjithë dija, kompetencat, aftësitë, njohuritë, shkathtësitë që duhet të ketë një maturant në përfundim të shkollës së mesme? Pra Turi, përcakton suksesin e mësimeve me kompetenca dhe këtë maturantët e “mjerë”, sipas Besës nuk e kanë ditur e nuk e kanë marrë vesh. Ata që e kanë zgjidhur tashmë do të ndihen më të lumtur. Gjetja e pyetjes së Tyrit, do ti bëj të mendojnë se kanë bërë shpikjen e parë më të madhe në jetë, pa qenë asnjëherë të fokusuar në shkencë. Ama Turi ja dha mundësinë e artë, që ata të quhen talente kombëtarë, ballkanik e evropian. Arsyeja? Shumë e thjeshtë. Kanë gjetur pyetjen me Turin o hej, o hej. Kaq pra ishte i gjithë mundi i tyre. Të gjenin pyetjen me Turin dhe të merrnin përgëzimet e Besës.

 

Turi i dashur misioni yt mbaroi në Shqipëri. Merre Besën në varkë e çoje në Phenian

Turi i mbaroi misionin e tij në Shqipëri. Dhe aj doli për bukuri. Bëri një tollovi të madhe me një fund të lumtur për Besën: Të gjithë e kishin kuptuar Turin, siç e kishte zgjidhur ajo që kur testi doli në mejdan. Ka ardhur koha Besë që të kthesh me veten tënde më shumë përgjigje, nga pyetjet që nuk ngjasojnë fare me Turin. Duhet shumë të reflektosh. Tani që Turi, mbaroi punë me arsimin shqiptar, i mbetet edhe një mision i rëndësishëm personal, për të kryer. Të të marri në varkë e ta çoj në Phenian. Atje ti Besë, përshtatesh më shumë se kudo tjetër. Që nga veshja, ligjërimi në gjuhë të huaj, tallja, arroganca, cinizmi, kthimi i humbjeve dhe dështimeve në fitore e suksese të mëdha, të cilat, janë gjëra që në Korenë e Veriut janë normë e qeverisjes dhe jo ndonjë rastësi. Meqenëse Turi është i trajnuar, për të drejtuar varkën në tallaze, ka mësuar që po të hidhet djathtas përmbys varkën e po të ri në të mëngjër ecën varka për birinxhi, zamet e ka ta bëj dhe këtë mision kaq të domosdoshëm për ne fakirët e Shqipërisë. Mirë do të ishte që ta shëtisje nëpër Oqeanin Indian dhe Paqësor edhe në Detin e Kinës, përpara ndalesës në shtetin e lumtur të Kimit. Në Phenian Besa do të gjej shumë të ngjashëm si ajo, me të njëjtin respekt, dëshirë dhe vrull për të gënjyer, sharë e mallkuar popullin që nuk kupton udhëheqësit e tyre të lavdishëm. Besa do të jap një kontribut të madh në Phenian, në qasjen që ajo ka mbi figurinat në muret e shtëpisë dhe zyrës, në mbledhjet e suksesshme me të rinjtë nga e gjithë bota revolucionare që duan të ndjekin shembullin e modelit të Phenianit edhe në arsim. Besa do tu mësoj se kur dështon sistemi, fajin e ka nxënësi dhe studenti. Kur bëjmë një test që nuk e merr një pjesë e popullatës, nuk e ka fajin testi, por nxënësit dhe prindi që nuk dinë të mësojnë dhe lexojnë. Kur 10 mijë e pak maturantë nga 32 mijë gjithsej gjejnë pyetjen e Turit, ky është sukses mbarë botëror, që tejkalon dhe arritjet më të mëdha në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, përfshi edhe gjetjen e vaksinës kundër Covid-it. Më keq sa kaq nuk mund të tallet askush tjetër, me një përgjegjësi kaq të lartë që ka në krye të Ministrisë së Arsimit. Dhe i gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Besës në shkatërrimin e arsimit shqiptar. Shko Besë, mos e refuzo këtë ofertë. Hip në varkën e Turit e ke kohë boll me kuvendu e fol për çka i solle dëm këtij vendi e çfarë lumturie do të ndiesh në Phenian. Mbase do të jesh edhe një ndihmë më shumë për Kimin e shkretë, sepse ti Besë i ngjan shumë. Kimi bën me gjasme se do zhvillimin dhe ta ketë mirë me Perëndimin dhe nga ana tjetër vijon me politiken e vet të lulëzimit të vendit në mënyrë imagjinare. Suksesin e dështimit të gjithçkaje që premtove për arsimin e këtij vendi e shijove. Tani shko aty, në të njëjtin vend me një regjim të ngjashëm si ne, me simotrat e sivëllezërit e tu, që kaq shumë dëshirojë të duken ata që nuk janë dhe i shesin popullit atë që nuk është e vërtetë. Bëj një xhiro me Turin deri në Phenian dhe ndoshta rrugës do të kuptosh, se të gjeje përgjigjen e Turit, nuk është edhe aq e thjeshtë. Mblidh mendjen Besë dhe mos e torturo veten me gjera që nuk i beson as vetë. Lere Turin shqiptar dhe suksesin e atyre që e gjetën në arkivën më të shëmtuar të arsimit. Kurseji këto hajgare pa kripë për fëmijët shqiptarë se nuk ta kanë as kusur e as borxh. Dihet fare qartë se nuk je për atë punë, e aq më pak ti japësh mend maturantëve që dinë shumë më tepër se ti. Ke shans të mirë. Shfrytëzoje që të mos të mbetesh pishman. Ne do ta ndiejmë veten shumë më mirë, ndërsa ti akoma më rehat. Turi i dashur misioni yt në Shqipëri mbaroi. Merre Besën në varkë e çoje në Phenian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...