Përgatiti: Ekipi Anti-COVID i HEDA Albania*
Shtohen gjetjet që provojnë se mutacioni D614G ndihmon koronavirusin të përhapet në mënyrë më efektive. Kjo bën që pacientët e infektuar që mbartin këtë mutacion të jenë në gjendje të ‘shpërndajnë’ më shumë material gjenetik të virusit krahasuar me variantet që nuk e kanë këtë mutacion. Të dhëna prej më shumë se 50,000 gjenomeve virale dhe provave eksperimentale të fundit, tregojnë se variantet e koronavirusit me mutacionin D614G janë kthyer në variantin dominant të koronavirusit në shumë rajone të botës. Këto gjetje sugjerojnë ‘avantazh evolucionar’ të këtij mutacioni, i cili ‘stabilizon’ proteinat e ‘gjilpërës’ dhe shton infeksiozitetin e virusit (in vitro) duke u shoqëruar me nivele më të ulëta të ‘kufirit’ detektues në testin RT-PCR, gjë që indikon ngarkesë virale më të lartë te pacientët e infektuar me këtë variant. Hulumtimet vazhdojnë dhe prova të tjera po dalin çdo ditë, duke pasuruar kuptueshmërinë shkencore mbi evolucionin gjenomik të SARS-CoV-2.
Për më tepër informacion dhe për të thjeshtuar kuptueshmërinë e kompleksitetit të këtij transformimi të koronavirusit ekipi anti COVID-19 i HEDA Albania ka përpiluar një poster informues, me një gjuhë të përshtatur si për publikun ashtu edhe për profesionistët. KLIKO KETU
* Erand Llanaj MPH, MPH, PhD (c), Denisa Baci PhD, Aldi Pupuleku PhD, Julia Daragjati PhD, Teuta Muhollari PhD(c) , Ina Mexhitaj PhD(c), Livia Tepshi PhD, Irma Kuka.