Ish-ambasadori,Mal Berisha:Esat Pasha përpiqej t’u jepte territore të huajve në shkëmbim të privilegjeve.Sa aktuale është kjo sot?

Tuesday, 07 July 2020 08:52

Udhëheqës të Kosovës! Mos i merrni gjërat si të mirëqena dhe të dhëna përgjithmonë!
Ish-diplomati i Shqipërisë në Britani, Mal Berisha, ka sjellë një pasazh nga libri “Esat Pashë Toptani” i gazetarit të njohur të Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, që përkon pikë për pikë me situatën aktuale në Kosovë pas daljes së pazareve për idenë e shkëmbimit të territoreve.

Edhe në vitet 1920, “Esat Pashë Toptani përpiqej t’u jepte toka të huajve në shkëmbim të parave dhe privilegjeve”. Sa aktuale është kjo sot, gjykojeni vetë”,- shkruan Mal Berisha në një postim në Facebook duke cituar librin e IKonomit.
Në vijim postimi i plotë

“…Mardhëdhëniet e ngushta që ai (Esat Pasha, shënim) krijoi me Serbinë e mbajtën gjallë akuzën se ai ishte në një mendje me të huajt. Rrjedhimisht nuk iu nda kurrë dyshimi se përpiqej t’u jepte toka të huajve në shkëmbim të parave dhe privilegjeve.”
Të dashur miq!
Sa aktuale është kjo sot, gjykojeni vetë!
(Marrë nga Libri: “Esat Pashë Toptani,
Njeriu, Lufta, Pushteti”, fq.526), shkruar nga Ilir Ikonomi)

Login to post comments