Dinjiteti i nëpërkëmbur i Rilindjes

Diel, 13 September 2020 11:30

Nga Agim Nesho-

Rama erdhi në pushtet me sektin e Rilindjes duke kalëruar Partinë Socialiste, që i siguronte votat e duhura. Duke profilizuar veten si misionar për të bërë ndryshime, ai mendoi që politika e jashtme dhe diplomacia ishin po aq të lehta si rregullimi i fasadave të Bulevardit të Tiranës, Rilindja Urbane apo koloriti i ngjyrosjes së pallateve për të dhënë shpresë. Nuk ishte faji i tij që nuk kishte formimin e duhur, por besonte në faktin që ndryshimi sado sipërfaqësor mund të evidentonte figurën e tij madhështore të misionarit.

 

Kështu politika e jashtme e Rilindjes filloi me huazimin e doktrinës së politikës neo-otomane të Turqisë “zero probleme me fqinjët”, doktrinë që nuk u bë përpjekje as për ndryshimin e emrit që të mos trembte perëndimin. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur qeveria e tij e sapo formuar mori 3 herë bekimin në Stamboll përpara se të institucionalizohej nga Parlamenti Shqiptar. Ky ‘kreativitet’me lidhjen me një regjim, që hapur aspiron krijimin e perandorisë neo-otomane, do ta disbalanconte politikën e jashtme pro-perëndimore të diplomacisë shqiptare të periudhës së tranzicionit demokratik.

Por prioriteti për të gjetur një zgjidhje të re strategjike me Turqinë më shumë e kthenin atë në figurën e një vasali kokë-ulur se sa të një protagonisti karizmatik. Atë që nuk mund ta merrte tek Sulltani i Madhërishëm që ishte një burrë shteti, e gjeti tek dinaku serb Vucic që e bekoi shpejt ‘lideri global’ duke i ofruar doktrinën famëkeqe të ndarjes së re gjeopolitike të Ballkanit ku Shqipëria mund të ngrihej si një hapësirë më e madhe, pavarësisht që Kosova do të bëhej kurbani i radhës. Inisiativa filloi si një përpjekje pozitive integruese duke krahasuar përpjekjen e dy vendeve ballkanike si Inisiativa Franko-Gjermane, që krijoi bërthamën e Bashkimit Europian. Por që inisiativa e Vucic të kishte sukses duhej që partneri i tij të kishte staturën e një lideri përbashkues të hapësirave shqiptare.

Për këtë do të ishte e rëndësishme një deklaratë nacionaliste në Beograd ku të mbronte Kosovën, një deklarim nacionalistnga Ulqini për bashkimin e trojeve shqiptarëve si alternativë nga refuzimi i BE-së për zgjerim dhe një takim për konsensusin e Tiranës me partitë shqiptaretë Maqedonisë së Veriut. Për fat të keq liderët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut e kishin mbyllyr marrëveshjen kohë përpara në Aleksandar Palace të Shkupit, por Partia Besa kërkonte që kjo marrëveshje të bekohej nga Rama.

Të dyja këto projekte madhore, që do ti sillnin sukses, dështuan duke sjellë pasoja të dëmshme dhe të panevojshme për shtetin shqiptar. E para rriti influencën e Erdogan-it në vend të Edi Ramës duke rritur influencën e Turqisë në investime strategjike në Shqipëri si në komunikacion, financë, aeroporte, linja ajrore kombëtare në rritjen e influencës fetare suni, etj. Sot lideri shqiptar që populli mandatoi për ta çuar në Europë, shikohet si vasali perandorak që kokën e ka në Bruksel dhe këmbët në Anadoll. Mospranimi i prishjes së marrëveshjes së tij me Vucic nga Berlini dhe Parisi e ka shtyrë atë në inisiativa të përbashkëta si “Mini-shengeni Ballkanik” për ti dhënë parësi investimeve dhe rritjes së dominimit serb në Ballkan.

Duke dështuar në vizion dhe duke i besuar personalizimit të politikës së jashtme ai ka lëvizur si balonë në menaxhimin e politikës së jashtme duke marrë rolin e një klienti dhe kthyer vendin në një vend klientelist. Kështu, për të justifikuar votimin në OKB kundër interesave amerikane në dy votime të kërkuara nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Turqia ai vraponte të njihte opozitën venezueliane 6 orë pasi u njoh nga SHBA. Kërkon të bashkohet me BE-në dhe të respektojë vlerat dhe parimet e saj por nuk guxon të kritikojë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe burgosjen e gazetarëve në Turqi.

Zoti Rama mendon se Politikës së Jashtme të Shqipërisë duhet ti kthehet dinjiteti që ja kanëhequr gjithë qeveritë e kaluara të këtyre 30 vjet tranzicion dhe ai është i vetmi që e ka realizuar këtë. Ka bërë përpjekje për retorikë patriotike me Greqinë por i ka keqësuar marrëdhëniet me të si një vend strategjik, mik, dhe strehues i mbi  700 mijë shqiptarëve. Ai premtoi të zgjidhë çështjet historike të mbetura midis dy vendeve të ndara në tre “shporta” të ndryshme, por ka marrë si rezultat ‘benevrekët e copëtuara të tij’ në shportën e tretë ku do të negociohej marrëveshja për detin. Retorika dhe protagonizmi i tij jo vetëm nuk i kanë sjellë një rezultat pozitiv vendit tonë, por në ndonjë rast edhe humbje.

Deklarata e tij kundër Presidentit Trump si ‘turp i civilizimit’ tregon se protagonizmi i tij është bosh dhe priret nga instinktet e çastit sesa interesat e vendit. Gjithë kjo politikë pa rezultat në politikën e jashtme sigurisht shpjegohet edhe me dështimet e vazhdueshme në politikën e brendshme. Shqipëria sot është një vend me demokraci hibride të përkeqësuar, me investime të huaja të munguara, me përkeqësim të situatës së shtypit të lirë,me një krizë të thellë institucionale dhe me një regjim gjithmonë e më shumë autoritar. Ajo që fitoi realisht Shqipëria gjatë viteve të pushtetit të Rilindjes është njohja e saj në botë si ‘Kolumbia e Europës’, ku talenti menaxhues dhe mediatik i kryeministrit Rama nuk ka arritur dot ta fshehë.

Këto janë disa opinione të para për atë që po shikojmë nga politika e jashtme e Rilindjes. Sigurisht që mund të jemi ‘konfuz’ dhe nuk po vlerësojmë faktin se vendet europiane kanë zgjedhur atë personalisht si udhëheqës të OSBE-së dhe së shpejti shumë konflikte si Ukraina, Bjellorusia, konflikti Greqi-Turqi, çështje që nuk janë zgjidhur nga Trump, Merkel, Makron do të zgjidhen nga diplomacia shqiptare. Vrapo se koha është shumë e shkurtër. Së shpejti na pret doktrina e tepsisë, timonit, kazanit, për të marrë një mandat të tretë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...