Dashuri’ me Erdogan e Aliev, ‘shuplakë në Athinë’ dhe ‘izolim’ nga Merkel…

Saturday, 19 September 2020 15:24

 

Nga Kastriot Islami - 19/09/2020
1. Edi Rama ka dështuar në marrdhëniet me BE, më konkretisht me Greqinë e Gjermaninë… Në mënyrë të vecantë për çështjen e detit…dhe të hapjes së negociatave me BE… Ai herë është sjellë me Greqinë arrogant e prepotent e herë, kur është në hall të madh, lëpirës e qarraman…Me Gjermaninë, shpesh gënjështar dhe pak herë jargavitës.. Rama kujton se politika e jashtme është lojë fjalësh e batutash… dhe i trajton partnerët ndërkombëtarë si shokët kriminelë apo miqtë oligarkë…të Tiranës?!

2. Ramës i ka dalë boja dhe ka falimentuar plotësisht në marrëdhëniet me jashtë… :

• Merkel që e njeh shumë mirë e s’i vjen aspak për të qeshur më me barcaletat e tij bajate, e ka izoluar;

 

• Makron nuk do të mund të harrojë foton e turpshme me atlete në pallatin e tij presidencial…!

• Në Bruksel e Strasburg, liderat europianë, s’duan të takojë më kryeministrin me poturre e atlete…

• Vuçiç s’lë rast pa u tallur me “liderin global”…që s’merret më problemet e vëndit dhe popullit të tij…

• Në vendin e vogël të Malit të Zi s’do të harrojnë ndërhyrjen fatkeqe…

• Në SHBA , Presidenti dhe enturazhi i tij kujtojnë ndërhyrjen e tij për të mos votuar “turpin e njerzimit”…

• Pavarësisht përpjekjeve kolosale për një foto me Putin, në Moskë e lanë pas dere “kllounin me poturre”, ndërkohë që Lavrov e nxorri për veshi jasht nga konferenca e shtypit…

• Dhe më fantastiket janë memet e tij me Llukashenkon që “çuditet sesi Rama i kërkon të moderojë takimin e tij me opozitën…”, ndërkohë që drejtuesi i OSBE helmon opozitën e tij me gaz paralizues...

3. Të kthehemi te marrazitë e ditëve të fundit… në Turqi e Greqi…por edhe në Berlin…nga të cilat doli si rruar qethur…e më qesharak se çdo herë tjetër…Turravrapi nga takimi me Marmara me Erdogan dhe azerbaxhasin Aliev në takimin në Athinë me Mitsotaqis, që i ngjante më shumë xhirove të Tahir Baçovës me ariun Silva nëpër fshatrat e vëndit, dhe veçanërisht “shuplaka” e fortë e djegëse e Bakojanis në mes të burrave, janë fakte kokëforta që e vërtetojnë dështimin e plotë të qasjes së tij të “zero problemeve me fqinjët” rajonalë…Ndërkohë që tentativat makiavelike për t’ja transmetuar dështimet e tij ministrave të jashtëm, veçse e bëjnë më qesharak e të pabesueshëm…

4. Të turpshme ishin edhe sorrollatjet e “kaporalit të Surrelit” nëpër Berlin për të siguruar një “foto” me Merkel ose të paktën një bisedë telefonike me të për ta shitur pastaj në Tiranë siç shiti foton me “gruan e Bilalit” me presidentin Obama?! Jargavitje e neveritshme qe turpëron vendin dhe shtetin shqiptar?!

5. Piruetat e tij në marrëdhëniet ne Greqinë, në fillim të mandatit të parë, arrogant e prepotent dhe tani në fund të mandatit të dytë lëpirës e langaraq, tregojnë jo vetëm menaxhimin mediokër e të turpshëm me Greqinë me të cilën marrëdhëniet partneriale janë shumë të rëndësishme, komplekse e të komplikuara…

6. Rama duhet të dijë shumë mirë e të mësojë se pavarësisht kujdesit/politesës që tregojnë drejtuesit e lartë grekë, së fundmi Mitostaqis, të gjithë ia njohin karakterin e tij që herë shfaqet me sjellje perverse e atipike të shoqëruara me arrogancë e kapadaillëk kur mendon se është i fortë se i duhet vetëm Erdogani, dhe herë shfaqet servil, lëpirës e jargavitës kur i duhet të marrë mbështetje nga të tjerët se është dobët…Prandaj ishte në krah të kryeministrit grek ish-ambasadorja në Tiranë, Elenin, që ia njeh shumë mirë “dhëmbë e dhëmballë” …ndërkohë që kllouni i Tiranës ishte i vetëm, i shoqëruar nga një çunak pa eksperiencë, që se vë në refene askush në Tiranë, e jo më në Athinë…

7. Edhe në Ankara, edhe në Athinë, edhe në Berlin, edhe në Paris tani e njohin shumë mirë baskebollistin që bën stërvitje në koshin e vendosur në zyrën e kryeministrit, muret e së cilës janë të veshura me zhgarravinat e piktorit pervers… Sepse marrëdhëniet me jasht nuk mund të trajtohen me batuta e barcaleta, siç i mendon ai…

8. Pas darkës me Mitsotaqisin dhe ish-ambasadoren Eleni, ajo që e la pa frymë ishte Bakojanis, ish ministrja e jashtme e Greqisë, direkte dhe fjalëpak… Ai tentoi të shpëtonte duke mbrojtur Erdoganin si mburojë por të gjithë e perceptuan si gënjeshtar…Bakojanis s’dha ndonjë provë të re, por ajo tha diçka që gënjeshtari smundi ta përgënjeshtronte, ndërkohë që e vërteta duket se do të merret vesh me vonë…Nga dëgjimi i këtyre replikave, jo vetëm grekët por edhe shumica e shqiptarëve duan të besojnë se ai që i mbushi poturret ishte Rama…

9. Qëndrimi i fundit i Ramës lidhur me çështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë është prova më e qartë e kapitullimit të tij në marrëdhëniet me Greqinë… Sepse Rama me këtë rast provoi se nuk është në gjëndje apo nuk ka aftësitë, madje as ekipin dhe as guximin për të negociuar me palën greke qoftë edhe një marrëveshje… Ndoshta ka ndonjë arsye tjetër më të madhe që është menderosur…dhe i ka mbushur poturret…

10. Fakti i rikthimit te “pala e tretë” apo “gjykata ndërkombëtare” nëse kjo s’është një taktikë thjesht për të fituar kohë apo shtyrë marrëveshjen në “kalendat greke”…tregon dështim, dobësi, paaftësi…apo një hall shumë të madh që e ka zënë…të cilin pala greke tanimë ja njeh shumë mirë…dhe po pret që ky të nxjerrë gjuhën e të lëpihet e jargavitet…

11. Dhe më e rënda është “mbyllja e derës” nga Gjermania duke i kujtuar se ka dhunuar marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën e vëndit të tij dhe po vazhdon me arrogancë të sillet me median si shokët e tij autoritarë me të cilët pozon i “fryrë” e prepotent… duke menduar se me pasuritë e paligjshme që zotëron dhe nën shoqërinë e kriminelëve e trafikantëve mund të bëjë çfarë të dojë me qytetarët e vendin e tij por edhe gjetiu?! Dhe harruar fatin e Gruevskit, apo humbjen “historike” të Gjukanoviçit… për të mos përmendur raste më ekstreme!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...