Paralajmërimi i Metës:Ta dijë mirë djali i Kristaqit, do jem në krye popullit shqiptar. Kur na vjen hasmi tek dera na këndojnë pushkët nëpër kulla

Tuesday, 06 October 2020 22:07

 

“Kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në derë”.

Kjo është fraza që përdori presidenti Ilir Meta gjatë intervistës së tij për “Tempora” në RTV Ora.

Sipas tij, shqiptarët janë një popull I urtë dhe I drejtë por kur ndjen rrezikun dine të përgjigjen.

Meta shtoi se, përpara kemi dy rrugë: ose me me demokracinë, ose me djalin e Kristaqit, i cili sipas tij, ka firmosur për varjen e njël poeti kur bota po hapej.

Ilir Meta: Nuk jemi ne një popull që sikurse thotë ai vagabondi se popullit tonë nuk i ngrehet. Ne jemi një popull i urtë dhe drejtë, por ne kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në derë. Presidenti do të jetë në krye të popullit. O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës. Se thotë se babai ishte në anën e drejtë të historisë, por ai ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur po hapej bota.

Ky babain nuk e ka pasur partizan. Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës

Modifikuar më E mërkurë, 07 October 2020 16:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...