Mediat e rilindjes: “Rama, fanar ndriçues në Europë”

Tuesday, 05 Janar 2021 11:31

 

Sa më shumë degradon imazhi i kryeministrit mes shqiptarëve, aq më shumë propagandistët e tij përpiqen t’i veshin një aureolë ndërkombëtare. Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë me një lajm të përhapur “copy paste” me titull, pikë e presje, nga zyra e shtypit e kryeministrit në të gjitha mediat pro qeveritare. Mesazhi i tij është bazik: “Edi Rama gjendet mes katër liderëve më të ndjekur në të gjithë Europën në Facebook”.

 

Pra atë që dikur e thoshte gjysëm me ironi dhe gjysëm me zili, vëllai i tij armik Aleksandar Vuçiç, se “Edi është një lider global”, lakejtë e kryeministrit nuk po e marrin aspak me humor. Ata, para zgjedhjeve të 25 prillit, po mundohen të vënë përsëri në punë një mekanizëm që Ramës i ka funksionuar për një kohë të gjatë: legjitimitetin e humbur brenda vendit ta eksportojnë nga jashtë, përmes imazhit të njeriut që ka sukses në perëndim. Po të shihen titujt e mediave proqeveritare, të ngjashëm deri në motoni, ato japin të gjitha këtë mesazh.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Politikë

Këlliçi kafe me akademikun Apollon Baçe: Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur më 14 maj

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me akademikun e mirënjohur Apollon Baçe. ‘Çfarë mund të shpëtojmë nga Tirana jonë e bukur...

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Politikë

Mjekët e infermierët braktisin vendin, VOA: Shqipëria në vështirësi për fuqi punëtore të kualifikuar

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që...

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

Politikë

Takimi i zjarrtë në Kurbin, Behar Haxhiu mesazh demokratëve dhe rivalëve

  Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu, ka falenderuar mbështetësit dhe bashkëqytetarët për pritjen e zjarrtë që i rezervuan kryetarit të PD, Sali Berisha.  Ai shkruan...