“Kush prek votën është armik i Republikës”, paralajmërimi i Metës: Do ketë ndëshkim të mrekullueshëm, spektakolar

Hënë, 29 Mars 2021 08:04

 

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sot nga qyteti i Durrësit se kushdo që prek votën në zgjedhjet e 25 prillit, “do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm e spektakolar”, teksa për ta ka përdorur cilësimin “armiq të Republikës”.
“E thërras këtë aleancë me qytetarët për të sensibilizuar, nxitur e përkrahur cdo qytetar apo funksionar publik të përgjegjshëm të denoncojë cdo veprim të paligjshëm në KQZ apo te presidenti që cdo kush të vihet përballë përgjegjësisë sipas ligjit.

Ne bashkë do garantojmë se kushdo që tenton të prekë votën e lirë s’do ketë shpëtim, por ndëshkim të mrekullueshëm, spektakolar sic e meriton një armik i Republikës.

Kush prek votën është armik i Republikës se degradimi i zgjedhjeve na ka bërë këtu që të jemi kaq mbrapa sa të ëndërrojmë zgjedhje si në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut”, tha Meta.

Deklarata e kreut të shtetit u bë sot në prezantimin e nismës që ka ndërmarrë Meta, duke vendosur një ‘dritare’ në faqen zyrtare të Presidencës, ku fton çdo shqiptar për të denoncuar krimet zgjedhore.

“Ne duhet të denoncojmë hapur e pa hezitim cdo krim zgjedhor. Për këtë arsye i kam hapur rrugën kësaj nisme për një proves zgjedhor sa më transparent, të qetë e sipas standarteve evropiane.

Kemi vendosur në dispozicin një drtiare të re të mbrojtjes së votës së lirë me moton denonco krimin zgjedhor.

Kjo dritare shfaqet në faqen zyrtare të Presidencës. I ftoj të gjithë qytetarët të mos hezitojnë, të mos tremben, por me kurajo të denoncojnë në mënyrë të dokumentuar me zë e mefigurë cdo veprim të kundraligjshëm, cdo veprim që synon frikësimin nga subjeket zgjedhore, falsifikim për materialet zgjedhore apo rezultatit të zgjedhjeve”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...