Çfarë kërkon akoma Basha!

Tuesday, 26 October 2021 14:08

Armand Maho
Revolta është e drejtë. Lulzim Basha s’mund të bëjë sikur s’ka ndodhur asgjë. Partia Demokratike është në ditët e saj më të errëta, dhe ajo çka e zgjidh këtë ngërç është një ribërje e saj.
Metodat e ndjekura nga kryetari aktual nuk dhanë rezultat dhe sërish mijra antarët dhe simpatizatët e saj janë në Status Quo-në, që kanë qenë këtu e tetë vjet, ku nga administrata ‘Rama’ nuk mund të marrin dot qoftë dhe një shërbim të thjeshtë në rast se dihet përkatësia apo bindja e tyre politike.

Të merresh me qeverinë, në këto kushte është humbje kohe. Rama nuk dëgjon asgjë e askënd. Mendja e tij kullot te satelitët, NASA, Elon Musk, aeroportotet, projektet 3D për punë që s’do bëhen kurrë. Ka të drejtë të tallet fundja, është fitues. Vetëm se jemi në një situatë dëshpëruese sepse shqiptarët në rast se nuk ikin sikur po mësohen me varfërinë.

Ata e votuan ndryshimin por revolta e tyre nuk u kanalizua dhe ndryshimi i pushtetit nuk u bë i mundur. Kjo jo vetëm për shkak të manipulimeve. Ai që kish marrë përsipër ta rrëzonte regjimin, u tulat, u zvenit ra pre e interesave të ngushta, u mbyll në mediokritetin e listave dhe vulës.

 

 

Braktisi votat e tyre, në një luftë pa strategji, me llogari të bëra gabim që do skuqnin dhe fëmijet e fillores. Me çfarë mund të kompensohet ky dëm, as dorëheqja nuk do mjaftonte. Pas katër humbjeve rresht, kërkon një shans të pestë. Ka Zot ta marrë vesh këtë llogjikë…

 

Trashja e zërit në parlament nga ana e Bashës, po tingëllon çdo ditë e më shumë qesharake. Pas tetë vjetësh u kujtua të përveshë mëngët. Po aq qesharake duken dhe ligjet që propozon apo komisionet që ai kërkon të ngrejë. Aksionet e opozitës po bëhen cdo ditë e më të pabesueshme. Të rrëmujshme dhe të çartura njëkohësisht. Vettingje që si dihet fundi, hetime që duhet të ishin bërë kohë më parë apo të shfrutëzoheshin në fushatë.

T’i kërkosh Ramës të hetojë patronazhistët kur ai vetë është arkitekti i vjedhjes së të dhënave personale duhet të jesh dritëshkurtër. Të kërkosh llogari për Becchettin apo të tjera, kur sot mund të ishe në pushtet dhe t’i ndëshkoje është të tallesh shqiptarët dhe me veten.

Çfarë i duhet më PD njeriut që i ka marrë sa ka mundur në një kohë kur edhe ata që mundohen të bëjnë avokatinë e tij e kuptojnë se tashmë kjo metodë e të drejtuarit nuk është e dështuar vetëm në përmbajtje por edhe në formë.

Lexo edhe : Basha: Berisha s'ka fuqi të thërrasë Kuvendin Kombëtar, mbështetja ime sot 97%
Si mund t’i besohet një kryetari opozite që refuzon Kuvendin Kombëtar, forumin më të lartë të partisë së tij me pretendimin se “vendimet që ai do të marrë janë antiamerikane”.

Pra ata 4 mijë kryetarë degësh, seksionesh apo grupseksionesh, kapilarët e asaj partie të cilët dalin derë më derë për të shpërndarë mesazhet e atij na dilkan se në vullnetin e tyre të lirë për të firmosur mbledhjen e tij qenkan kundër SHBA-ve.

E kupton njeri retorikën?

Kur i thërret ata njerëz në fushatë, që t’a e ta sjellin në pushtet qenkan proamerikanë, ama kur duan të thonë mendimin e tyre na qenkan antiamerikane.

Po kush është Basha fundja që të bëjë të tilla etiketime…?

Ata që kanë firmosur ato formularë përballeshin me bandat në fushatë nën plumbat e kallashnikovëve në kohët kur kryetari aktual shijonte bukuritë e Hollandës.

Ka fuqi ai t’ia heqë të drejtën e votës dhe të shprehjes? Si vështirë…!

Sot s’di njeri të thotë se çfarë kërkon Basha nga ajo forcë politike. Madje këta s’ta thonë dot as avokatët e tij në dukje më të zjarrtë të ekraneve. Ata thjeshtë po qëndrojnë aty për shkak të vulës që ai e shtrëngon fort, për të marrë ndonjë benefit tutje tëhu.

Këto dhe shumë të tjera janë arsyeja se përse ‘Foltoret’ e Berishës po ndiqen nga ekrani si të jenë finalja e Champions, nga të majtë e të djathtë. Sepse vulën e ka kryetari, por alterantiva dhe se si rrëzohet Rama janë në krahun tjetër.

Të gjithë e dinë, e jo vetëm shqiptarët por edhe ambasadat dhe ambasadorët, se e vetmja mundësi për të rrëzuar këtë klikë abuzive ka mbetur PD. Tezat e doktorit për një riformulim të partisë kanë zgjuar besimin se diçka do të ndryshojë.

Epoka Basha nuk solli asgjë përveç imazhit të humbësit.

Në këto kushte askush nuk ka ndërmend të durojë talljet që vijnë nga zyrat e pushtetit, askush. Sepse humbësit nuk janë ata, nuk janë demokratët, nuk janë shqiptarët por është Lulzim Basha që i la në mëshirën e munguar të Ramës.

Ndoshta është konspiracion, por ndoshta janë dhe të vërtat zërat se atij, Bashës, po i shijon opozita për të mbyllur punët e tij. Ky është problem i kryetarit por asesi nuk duhet kthehet problem i atyre që duan të rrëzojnë rilindjen.

PD është alternativë pushteti e ngritur mbi idealet, gjakun dhe djersën e qindra mijrave antarëve, simpatizantëve, nuk është mjet biznesi për punët e askujt. Këtë duhet ta kuptojë qoftë Basha qoftë ai ose ata që do vijnë pas tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...