EurActiv: ‘Bashkë Fitojmë’, opozita e vetme reale ndaj partisë në pushtet

Hënë, 15 May 2023 10:06

“Edhe pse votat janë numëruar gjatë natës, vetëm një pjesë e vogël e bashkive kanë shpallur rezultatet e plota ose të pjesshme. Në kohën e këtij shkrimi, Partia Socialiste udhëhiqte në të gjitha bashkitë, përveç tetë bashkive, duke shënuar fitore të papritura dhe avantazh në bastionet e mëparshme të opozitës si Tropoja, Kukësi dhe Dibra në veri.

Në kryeqytetin e vendit, kandidati socialist dhe kryebashkiaku në detyrë, Erion Veliaj duket se do të fitojë një mandat të tretë, duke lënë pas dukshëm kandidatët e opozitës.
 

Partia Socialiste kryeson edhe në zona kyçe si Durrësi, Vlora, Korça, Gjirokastra dhe Fieri.

 

Partia Demokratike, e cila vuan nga një ndarje e thellë në bazën e votuesve dhe e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, duket se ka përjetuar një disfatë të konsiderueshme, duke regjistruar performanca njëshifrore në shumë bashki, të ngjashme me partitë më të vogla të pavarura.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ duket se do marrë një numër vendesh, duke u prezantua si e vetmja opozitë reale ndaj partisë në pushtet,” shkruan agjencia

Modifikuar më Tuesday, 16 May 2023 15:04
Më shumë në këtë kategori « I morën! E dinim
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Politikë

Tensionet në Veri, plagoset me sende të forta një zyrtar i policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka thënë se të mërkurën është lënduar një zyrtar policor në veri, si pasojë e sulmeve me mjete të forta. Sipas komunikatës, protestat e serbëve lokalë në komunat...

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Politikë

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas për qytetarët

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA...

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

Lifestyle

Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

  Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti...