Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur iu duhet

E mërkurë, 24 Prill 2024 17:18
Nga Andi Bushati
 

Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë për mrekullitë e turizmit shqiptar, investigimi i “Report”, në Rai 3, pati efektin e një rufeje në qiell të pastër. Në të bëhej si rrallë herë autopsia e një shteti të ekzekutuar nga mafia. 

Le të jemi të drejtë deri në fund. Emisioni qe i angazhuar dhe me pikësynim të caktuar. Ai ishte fryt i mërisë që e majta italiane ka ndaj një post fashisteje si Giorgia Meloni. Ai qe i yshtur nga atmosfera anti raciste dhe pro emigrantëve që ndeshet me ksenofobinë në vendin e saj. Si i tillë, ai nuk duhet parë i pa ndikuar nga qëndrimet e partisë simoër të PS-së në Itali, njëri prej deputetëve të së cilës shkoi deri aty sa të propozonte përjashtimin e forcës politike që drejton Edi Rama, nga familja e socialistëve evropianë.

Dokumentari i adresohej publikut të vendit fqinjë dhe mesazhi i tij qe i qartë: e shikoni se ç’qeveri të korruptuar dhe të kriminalizuar ka zgjedhur Meloni për ta detyruar të shkelë të drejtat e emigrantëve që nisen nga Afrika për të zbarkuar në brigjet tona. 

Dhe për të sendërzuar këtë mesazh faktet nuk mungonin. Sundimi 11 vjeçar i Edi Ramës ka prodhur ngjarje me bollëk për cilindo që do të bëjë një pasqyrë reale të këtij vendi. Dhe gazetarët italianë nuk harruan të na kujtojnë një ministër të brendëshëm si Saimir Tahiri, që ndihmonte trafikantët të eksportonin drogën drejt brigjeve të tyre. Ata u kujdesën të shkojnë deri në Zvicër për të intervistuar, nga vendi ku strehohet politikisht Zagani, ish polici që u burgos se zbuloi lidhjet kriminale të ministrit të vet.

Ata zhvarrosën nga pensioni ish gjeneralin që drejtonte Guardia di Financa, trupën që çertifikonte një Shqipëri të pastruar nga kanabisi. Dhe pse e bënin këtë? Sepse gjeneralit italian i bëheshin dhurata të majme nga trafikantët e narkotikëve. Dhe kush i shërbente si ndërmjetës? Njeriu që qëndron në paradhomën e Edi Ramës, Engjëll Agaçi.

Por, kjo panoramë e përfituar nga ky paraardhës i hershëm i McGonigalit do të ishte e paplotë, nëse prokurori i Anti-Mafias në Napoli, Nikola Gratieri, nuk do të deklaronte se fuqia e mafies shqiptare buron nga streha që ka në një shtet të korruptuar, apo nëse ish prokurori Francesco Mandoi, nuk do të rrëfetne se si u tall me të kryeministri Rama, që e mori gjoja këshilltar por nuk e pyeti as një herë.

Pazlli i një shteti fund e krye kriminal, plotëstohet edhe nga dështimi i një drejtësie, që i ka dhënë mundësinë qeverisë të mbyllte media që nuk i pëlqenin, si Agon Ghannel, apo që kur i del emri i të afrëmve të kryeministrit në trqfiqe i fshin nga dosjet. Sipas “Report” këto e kanë një shpjegim: sepse përzgjedhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve është bërë sipas një Vettingu të politizuar.

Rrallë herë, shumë rrallë, përjashto përgjimet e Bild për vjedhjen e votave, artikujt e New York Times apo Washington Post për korruptimin e shefit të FBI-së Mc Gonigal, apo ato se si regjimi i Tiranës po blen mbështetjen ndërkombëtare, ka ndodhur që ndonjë investigim mediatik të ketë pasqyruar një realitet kaq rrënqethës të pushtetit të Ramës. Emisioni i RAI 3 e bëri, duke i hyrë në thellësi të keqes sonë dhe duke e nxjerrë atë në dritën e diellit.

Fatkeqësisht nuk e bëri për ne. E bëri për luftën e brendëshme politike italiane, për ti treguar publikut përtejt Adriatikut se me kë po bashkëpunon Giorgia Meloni. Nëse Edi Rama nuk do të kishte nënshkruar memorandumin për hapjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin e Gjadër, ndoshta këtë impenjim të gazetarit Sigfrido Ranucci, ne nuk kishim për ta parë kurrë. Ashtu sikurse ndoshta nuk do të lexonim dot në New York Times, manovrat lobiste për të joshur dhëndrin e Trump, Jared Kushner, nëse kryeministri ynë nuk do të qe ngatëruar në lojra politike më të mëdha sesa statura e tij.

Pra të mos kemi asnjë iluzion, kur gazetarët perendimorë interesohen për ne, këtë nuk e bëjnë se u digjiet shpirti për demokracinë tonë, as nga aspirata për një Shqipëri më të mirë. Ngacmimi i’u vjen pasi e shohin se regjimi i satrapit të Tiranës po përzihet edhe në politikën e tyre të brendëshme.

Por sado cinik dhe i pashpresë të duket ky konstatim, ai ka dhe anën e vet poziteve. Pasi ai, së pari, na tregon se sa të lehtë e ka secili i huaj të zbulojë të vërtetat në një vend ku ato janë sheshit. Së dyti, sepse vendos në dritën e prozhektorëve palaçollëqet e lobuara të Shqipërisë turistike, që propogandohet çdo mbrëmje nga TV-të tona.

Kjo qe çudia e investigimit të “Report”, i cili na tha në italisht gjëra që këtu i dinim prej kohësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Sport

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Nga Nick Miller, New York Times   Evropa nuk ishte rehatuar ende mirë për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri të shtunën, kur e gjithë loja u kthye përmbys.   Kishin kaluar njëzet e tre sekonda...

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...