Protesta për vrasjen e Egli Progës/ Berisha: Drejtësia politike, aleate me krimin dhe mafien

Tuesday, 20 August 2024 20:24
 

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbështetur protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë për vrasjen e Egli Progës.

Berisha është shprehur se drejtësia është aleate, bashkëpunëtore me krimin, me mafien.

“Ndaj dhe kjo betejë është shpëtimtare, kjo betejë do t’i japë fund hemorragjisë së tmerrshme financiare të taksave tuaja.Vjedhjeve të tmerrshme financiare të taksave tuaja.Kjo betejë është betejë shpëtimtare për çdo shqiptar.Kjo betejë është betejë për drejtësinë e munguar.

Erion Veliaj merr me qira për tre vite makinat, me qira më të shrenjtë se po ta blinte të re për bashkinë sepse këtu drejtësia është në kontroll politik, është aleate në krim, është bashkëpunëtore në krim.

Ata qytetarë që protestojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, protestojnë sepse drejtësia është aleate, është bashkëpunëtore me krimin, me mafien.

Vrasje pa dashje e quajti përfaqësuesja e drejtësisë faqezezë, e drejtësisë së re të Edi Ramës, marrjen e jetës të Egli Progës në mes të rrugës në Pogradec.

Vrasje pa dashje e quajti në Vlorë, vdekjen e biznesmenit pas qëllimit të tij me grusht nga djali i prokurores. Edhe ai për gjobëvënie.

Sigurisht, drejtësia politike ka krijuar modelet e veta kriminale për mbrojtjen e krimit qeveritar, për mbrojtjen e krimeve të Rilindjes, për mbrojtjen e krimeve të sojit të pushtetarëve të sotëm.Ndaj dhe rruga e vetme është protesta, protesta, protesta.Të ecim të sigurtë!”, tha Berisha.

Modifikuar më Tuesday, 20 August 2024 20:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...