Politikë për fillestarët

E Enjte, 03 May 2018 15:04

Nga Qemal SAKAJEVA

 Me që gjithkush flet për politikë, shumë shqiptarë kujtojnë se kanë mësuar edhe një profesion më shumë, ndaj thonë me lehtësi  “unë jam politikan...”. Sidomos deputetë, madje edhe të pakshkolluar mirë, pasi marrin votat dhe ulen në kolltukët e sallës së Kuvendit, fare pa vetëpërmbajtje, me t’iu dhënë rasti  - sidomos kur gjenden pëpara kamerave televizive  -  nguten të deklarojnë “unë si politikan... kështu e ashtu ... etj”.
Mirëpo, miku im Phil (Philip) Davies nga Cardiff i Uellsit  (Mbretëria e Bashkuar), disa vite më parë pati treguar mbi një leksion të shkurtër për fillestarët në politikë, duke parë që Shqipëria shumicën i ka të tillë. Atëherë Phil punonte në Thomson Fondation, një fondacion gazetarie i financuar nga  Foreign Office i Britanisë së Madhe, që ndihmonte në fushën e mediave elektronike në vende të Lindjes (të    sapodala nga regjime totalitare komuniste), shtete të  Afrikës Qendrore dhe në disa vende të Azisë.
Gjatë takimit të fundit me të në Shqipëri, pas kthimit nga Rumania, ai më dha disa përcaktime të europiano-lindorëve për sistemet politiko-shoqërore, që janë si këshilla të mira në kohën e kaosit dhe vështirësive në tranzicion, enkas për ata që kanë vendosur të merren me politikë.
SOCIALIZËM:
Ti ke dy lopë - njërën të detyrojnë t’ia falësh fqinjit
.
KOMUNIZËM:
Ti ke dy lopë - shteti t’i merr të dyja dhe ty të jep vetëm qumësht.
FASHIZËM:
Ti ke dy lopë - shteti t’i merr të dyja dhe ty ta shet qumështin.
NAZIZËM:
Ti ke dy lopë - shteti t’i merr të dyja dhe ty të vret.
KAPITALIZËM:
Ti ke dy lopë - njërën e shet dhe me të blen një dem.
BASHKIMET PROFESIONALE (SINDIKATAT):
Ti ke dy lopë -  njërën ta vrasin, tjetrën e mjelin dhe qumështin e derdhin
.
MORALI:
Mos u merr fare me lopë. Ato sjellin vetëm shqetësime.
Shqiptarët, qysh prej ndryshimeve, përsëri sillen të jenë  rast i veçantë. Ca, të dy lopët, i patën  mbyllur te piramidat dhe nuk morën asnjë lek. Ca, pak vite më vonë, të dy lopët i ushqyen me cannabis, për t’i mjelë përtej kufirit. Ca të korruptuar, të dy lopët  kontrabandë i  mjelin për ta marrë qumështin për vete. Ndërsa  ata që kanë mbetur pa të dy lopët, ia mbathin të emigrojnë ku të munden.
Politikanët, që prej kohësh, u kanë dhënë shqiptarëve këto katër këshilla, për të qenë të pashqetësuar:
E para, mos u merrni me lopë.
E dyta, merruni me kallashnikovë, se ashtu kthehet qetësia.
E treta, mbillni hashah se ashtu rritet mirëqënia.
E katërta, emigroni se ashtu integrohet Shqipëria në BE.
Ashtu ka ndodhur .

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 15:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...