×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Çfarë ndodh në BE dhe bota shqiptare në Ballkan

Saturday, 19 May 2018 09:10

Nga Fahri Balliu

I gjithë kombi shqiptar i ndarë thuajse në tre shtete tenton energjikisht  drejt Bashkimit Europian. I gjithë fjalori politik, të gjitha axhendat politike, dështimet dhe sukseset e qeverive janë të varura  nga dielli i Brukselit i cili herë na ngroh, herë na ftoh, herë kthehet në hënë dhe në terr e gjithsesi është një mundim i përditshëm. Çfarë jemi duke bërë ne për të shkuar e për t’u bashkuar në Bruksel? Në dukje po bën gjithçka, Kosova, Shqipëria dhe politika shqiptare në Maqedoni. Të gjithë janë të veshur me kostumin e BE-së dhe veladonin e madh Euroatlantik. Sigurisht në brendësi ka pamje të tjera të cilat shkaktojnë ngecje. Në Shqipëri ëndrra e Brukselit është e mbytur në drogë, në krim, në korrupsion. Në Kosovë përplasja është më e egër. Atje është një terren edhe më i komplikuar. Po kështu edhe në Maqedoni ku qeveria e sotme  duket më e qartë, më e kthjellët drejt BE-së, e krahasuar me paraardhësit.

Por gjithsesi në tërësinë e vet, në cilësinë themelore të politikëbërjes, bota shqiptare e ka të çiltër qëllimin, dëshirën për të mbërritur në BE. Natyrisht, një faktor negativ është sëmundja e otomanit Erdogan, që ushqen iluzionin e një kohe të vdekur. Ky faktor i ri i është bashkangjitur faktorit rus, i cili është një qelizë e vjetër kancerogjene në perspektivat shqiptare dhe më gjerë se kaq, që lidhet me brigjet e Adriatikut.

Është i dhimbshëm përkushtimi i të gjithë shqiptarëve dhe i politikanëve më të përgjegjshëm të botës së tyre, për të realizuar ëndrrën europiane. Këto përpjekje titanike për t’u rikthyer si një anëtar i Bashkimit Europian kur ky truall ka qenë Europa e vërtetë, nga ka lindur kjo e sotmja, janë një terren frymëzues, dramatik, fat hidhur, janë gjithçka që prodhon fati i njeriut. Por çfarë ndodh në këtë Bashkimin Europian realisht dhe a është gjendja brenda strukturës së BE-së, po kaq fisnike sa ç’është dëshira jonë për të hyrë aty?

Presidenti i Francës, Macron, në Sofje, në Bruksel dhe në ndonjë prononcim tjetër ka thënë se, nuk mund të ketë zgjerim të BE-së pa u reformuar BE-ja. Por çfarë reformimi të BE-së ka parasysh presidenti i Francës?

Është i njohur lobi i skeptikëve të BE-së që nga krijimi i tij. Për hir të së vërtetës kur sheh sot strukturën drejtuese të BE-së, burokracinë tronditëse, shifrat e shpenzimit dhe aftësinë shpesh mediokre, të kap pesimizmi për vetë Bashkimin Europian. Gjendja e sotme e BE-së e krahasuar me gjendjen dhe ëndrrën e ideatorëve të saj të kujton ose më saktë të sjell ndërmend, krahasimin e një vepre poetike që zbret në norma tregtare.

Ne kemi shumë gjëra si botë shqiptare, si politikëbërje shqiptare, për të korrigjuar. Por çfarëdo që të bëjmë ne, defektet dhe mungesa e reformës në Bashkimin Europian është një pengesë serioze.

Kualitetet drejtuese menaxhuese të Bashkimin Eropian janë sot më shumë se kurrë me fraktura brenda, që nga drejtuesit kryesorë dhe duke zbritur poshtë tek menaxhimi diplomatik europian. Mogerini sot është nga pikat dramatikisht më të dobëta. Në një raport të brendshëm të Bashkimin Europian që ruan konfidencialitet të lartë, Mogerini kritikohet ashpër për sjelljet e saj diplomatike dhe të gabuara.

Sjelljet diplomatike të orientuara prej Mogerinit janë karakterizuar nga një subjektivizëm i thellë me preferencë që burojnë nga një edukim i vjetër ideologjik. Kjo dukuri lexohet haptas në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Kjo praktikë e sjelljes në pikat e nxehta, siç është Kosova veçanërisht, shkon paralel me kundërshtarët të BE-së në vend që të shkojë kundër një vije tjetër. Guximi aventuresk i Mogerinit për të diskutuar me Thaçin, harta apo ndryshime të Kosovës, ka nevojë për një klithmë ndaluese, frenuese. Në këtë pikë ne duhet të jemi mirënjohës integritetit në zonjës Merkel.

Burime që nuk duan të identifikohen, duan të thonë se, ajo ka dhënë këshilla të rrepta për Thaçin, i cili me naivitet politik e ka gjykuar Mogerinin me mundësi, fuqi dhe kompetenca mbi të vërtetën, më të larta se ç’është e vërteta. Thaçi mund të jetë nisur me besim nga posti i saj, por ujërat e kthjellëta janë në thellësi, jo në sipërfaqe. Askush nuk ka fuqi të vendosë dhe të propozojë kufij për Kosovën, veçanërisht sipas shijes së kundërshtarëve të historisë së botës shqiptare. Prandaj kërkohet  lidership i pjekur, i matur në Kosovë, se kufijtë e Kosovës së pavarur janë kufij të botës shqiptare. Po të kthehesh pak prapa, e të kuptosh se si  përgjatë historisë angazhimi i aleancave të pista të ligjeve të xhunglës  krijoi shtete makabre si, Jugosllavia dhe tjetërsoi popuj, gjuhë, dete, tokë, lumenj, që i bëri Zoti, nuk mund t’ia besosh akteve burokratike të nëpunësve sado të lartë të BE-së.

Sot BE-ja ëndërrimtarët i ka zëvendësuar me burokratë që maten me hijen e mëngjesit dhe i shantazhojnë politikanët e provincës shqiptare, përfitojnë prej tyre deri në korrupsion financiar, siç është rasti i ambasadores Vlahutin, apo ndonjë tjetri që këmben në Tiranë misionin politik me mision lirik. Nuk duam ta hapim kapitullin dhe rrolin e influencës së Sorros-it, që është një çështje me pasoja shumë të rënda në Shqipëri, sepse është emri i tij pas të cilit fshihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që mbolli 113 mijë ha tokë me kanabis dhe që noton në korrupsion borxhesh, koncesionesh, aferash, që po shpopullon Shqipërinë, që po godasin kolonën vertebrale të shoqërisë shqiptare.

Por le të rrimë vetëm tek rroli i BE-së në ndjekjen e politikës shqiptare dhe do të kuptojmë se ajo reforma që thotë presidenti i Francës, është e domosdoshme për të pastruar një herë vetë BE-në, për të qartësuar dhe maksimalizuar vlerat për të cilat është krijuar ëndrra e madhe e ‘De Gasperit, Adenaurit, Shumanit. Vetëm në këto pesë vjet të qeverisjes putiniste të ekstremit të majtë në prag fashizmi, janë prerë 38 mijë fletë arresti në Shqipëri dhe burgjet kanë vetëm të varfër. Peshqit e mëdhenj flasin për arrestim të peshqve të mëdhenj, por nuk kuptojnë vetveten dhe ndërkaq ambasadorja e BE-së në gjithë ditët e saj në Tiranë, ka zero deklaratë me gojë apo me shkrim, në mbështetje të opozitës politike apo të medias kritike ndaj qeverisë. Ajo funksionon krejt si të jetë në listën e pagesave qeveritare dhe në pesë vjet njerëzit e ngarkuar të BE-së për Shqipërinë, përveç standardit shumë të ulët të inteligjencës së tyre politike, janë shfaqur jo rrallë deri në kërcënime se zgjedhjet mund të bëhen edhe pa opozitën.

Në korridoret e Bashkimit Europian dhe në tavolinat me dreka dhe darka  familjariteti i sëmurë, servilizmi dhe sharlatanizmi shkonte deri aty sa Rama në krye dhe ndonjë politikan tjetër në Kosovë dhe në Maqedoni, do të propozonin Mogerinin për çmim “Nobel të Paqes”. Po sigurisht  BE-ja ka problem, por nuk është funerali i saj. Përkundrazi era e freskët plot qeliza të reja të vërteta në mbrojtje të vlerave morale, demokratike  që solli zgjedhja e Presidentit Trump, e ka ndaluar përparimin e ndryshkur të mediokritetit me origjinë ruso-komuniste.

Në këto kushte, politikëbërësit shqiptarë e kanë jetike, ose të hiqen mënjanë, nëse s’janë aq të pastër dhe aq të fuqishëm për ta dashur vendin, ose përpara reformimit të BE-së, ose bashkë me të do të ketë edhe një reformim të thellë për ta. Por në këtë rast, fjala reformim nuk ka kuptimin e programeve në letër por e vendimeve që merr ndërgjegjja kombëtare.

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 08:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...