Deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj kanë shkuar sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për të kërkuar zyrtarisht informacion nëse kryetari i PD-së, Lulzim Basha po survejohet në mënyrë ët paligjshme nga elementë të Forcës Operacionale.
Ky veprim i tyre erdhi menjëhërë pas takimit të zhvilluar me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sot u raportua se çdo lëvizje e kryedemoktratit Basha, dhe familjarëve të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.
Dihet që personalitetet në vend ruhen nga Garda dhe jo nga policia. Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe vetë Lulzim Basha. “Në çdo rrethanë do vijoj aktivitetin tim opozitar”, është shprehur ai.