“Nga festa e fëmijëve tek mundimi i varfërisë! Edhe në ditën e fëmijëve qeveria merret me trafik, korrupsion...”

Premte, 01 June 2018 16:27

Varfëria detyron prindërit të mos i kënaqin fëmijët në ditën e tyre, kjo është mënyra sesi e përshkruam 1 qershorin deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.

Përmes një postimi në “facebook”, Mehmetaj thotë se varfëria është aq e madhe saqë zgjidhja e vetme për të rritur e fëmijë është largimi nga vendi.

Më tej në shkrimin e saj deputetja e LSI-së përfshin edhe të dhënat e publikuara nga “Save the Children” për vendin tonë.

“❗️Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon.

❗️Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vonesës në rritje të fëmijëve në rajon.

❗️Fëmijëve shqiptarë u grabitet e ardhmja për shkak të kequshqyerjes, martesës së hershme të detyruar,, shtatzënisë së hershme apo punës së detyruar.

❗️Fëmijët shqiptarë nuk kanë akses në çerdhe, kopshte e shkolla. Edhe kur ky shërbim u ofrohet cilësia është aq e dobët sa e bën të pamundur për ta të konkurojnë denjësisht në tregun e punës.” shkruhet në raportin e “Save the Children”.

Postimi i plotë:

1 qershori - Nga festa e fëmijëve tek mundimi i varfërisë!

Në të gjithë Shqipërinë sot atmosfera ishte e vakët, pak festa, pak brohoritje, pak dhurata, fare pak nga hareja me të cilën jemi mësuar të jetojmë 1 qershorin në vite.

Prindërit e patën të vështirë të gëzonin si u do zemra me fëmijët e tyre, sepse varfëria është ulur këmbëkryq. Të ardhurat nuk mjaftojnë, mundësitë po shterohen. Po ashtu po shterohet edhe shpresa për një të ardhme të ndritur. E vetmja zgjidhje po mbetet largimi dhe këtë e pohojnë edhe vet fëmijët kur pyeten.

Në këtë ditë reflektimi, “Save the Children” u kujdes të na sillte në vëmendje të dhëna që duhet të na bëjnë të reagojmë, jo urtë e butë, por me zhurmë e forcë.

❗️Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon.

❗️Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vonesës në rritje të fëmijëve në rajon.

❗️Fëmijëve shqiptarë u grabitet e ardhmja për shkak të kequshqyerjes, martesës së hershme të detyruar,, shtatzënisë së hershme apo punës së detyruar.

❗️Fëmijët shqiptarë nuk kanë akses në çerdhe, kopshte e shkolla. Edhe kur ky shërbim u ofrohet cilësia është aq e dobët sa e bën të pamundur për ta të konkurojnë denjësisht në tregun e punës.

Cfarë të dhënash na duhen më shumë se kaq për të kuptuar se asgjë nuk po shkon si duhet në vendin tonë.

Për të kuptuar se mosveprimet dhe keqveprimet e një qeverie të degraduar po vrasin gradualisht edhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ku ishin sot Kryeministri, Ministrja e Arsimit, Ministrja e Shëndetësisë, Ministri i Punës? Në vend se të kishin gati një plan aksionesh emergjente për daljen nga kjo situatë e rëndë, tepsixhinjtë vazhduan teatrin e tyre grotesk rrugëve të Shqipërisë.

Në vend se të flitej sot gjerësisht për problemet e fëmijëve, sërish kryefjalë e punës së tyre ishin korrupsioni, trafiku e si tu marrin paratë shqiptarëve nga xhepat.

Jemi kthyer pas në kohën kur Fan Noli shkruante:

“Ku e lam' e ku na mbeti,

vaj-vatani e mjer mileti,

anës detit i palarë,

anës dritës i paparë,

pranë sofrës i pangrënë,

pranë dijes i panxënë”

E prandaj si thotë Noli, tani duhet të ngrihemi, e të mos lejojmë më që vendi të drejtohet nga të paudhë, që nuk mendojnë as pak për fëmijët e familjet shqiptare.

Login to post comments