Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur në lidhje me lajmet se kryetari Basha dhe familjarët e tij janë mbajtur nën vëzhgim nga policia. I ftuar në ‘Fax News’, Bardhi sqaroi se urdhëruesi i këtij akti të paligjshëm është kryeministri Rama dhe Ministri i Brendshëm Xhafaj.
“Policia e ka mohuar, por nuk presim që të pohojë, pasi ky është një akti i dënueshëm penalisht. Për këtë duhet të kishte reagur dhe Prokuroria e Përgjithshme. Unë mund të konfirmoj se lajmi është i vërtetë, kryetari i opozitës dhe familjarët e tij të afërt gjatë këtyre ditëve kanë qenë nën survejim 24 orë në 24 nga kjo strukturë e policisë së shtetit. Urdhëruesi i këtij akti të paligjshëm është kreyministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm. Të dhënat tona flasin që janë nga punojnës të forcës opoeracionale të një strukturës në policinë e shtetit.”
Ndërkohë që për sa i përket vizitës së deputetëve Enkelejd Alibeaj, Edi Paloka dhe Flamur Noka kanë që bërë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme, Bardhi u shpreh se qëllimi i vizitës ka qenë të paralajmërjonë drejtorin aktual të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do të mbajë përgjegjësi për çdo paligjishmëri që po kryen në Policinë e Shtetit.
“Takimi i zyrtarëve të PD nuk ka qenë për një konfirmim. Ka qenë një shkuarje e tre deputetëve tek drejtori i Policisë së Shtetit ku i është bërë i qartë qëndrimi i Partisë Demokratike se ai personalisht dhe secili prej urdhëruesve, që në rastin konkret kanë dhënë urdhër për të survejuar 24 orë në 24 kryetarin e opozitës, do të përgjigjen dhe do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe personale ndaj këtij akti të paligjshëm”, pohoi Bardhi.
Sakaq, ai shtoi se lëvizje të tilla të cënojnë në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë themelore të individit.