Një mësuese nga Mallakastra ka tentuar të marrë përgjigje për problemin e saj nëpërmjet portalit qeveritar “Shqipëria që Duam”, por atje është përballur me neglizhencën dhe indiferencën e stafit të kryeministrit.
Kjo situatë ka bërë që mësuesja t’i drejtohet me komente Edi Ramës në faqen e “Facebook”, por reagimi që ajo ka marrë ka qenë shumë herë më keq se neglizhenca.
Menaxhuesit e faqes së kryeministrit ose edhe vetë Edi Rama i ka fshirë komentet e mësueses, ndonëse ka qenë shumë korrekte në atë çfarë ka shkruar.
Ky veprim fakton edhe një herë tjetër se “llogaridhënia” e Ramës përfundon sapo fiket transmetimi në “ERTV”, pas saj çdo tentativë është e kotë.
Komenti i mësueses:
Z.kryeminister , shkruajta ketu dhe u tregova se cfare bejne zyrtaret e arsimit ne Mallakaster, dhe ju me fshit komentin tim. Nuk kam ofenduar askende. Gjithesesi po ua ridergoj perseri kete qe po me ndodh : Z.kryeminister , ZA Mallakaster i ka dhene urdher drejtoreshes se shkolles qe te me zgjidhte kontraten e punes ne menyre te njeanshme. Kam 4 vjete ne pune ne arsim me te gjitha trajnimet, nuk i kam zene vendin e askujt ne pune , me vleresime shume te mira , dhe per nje urdher politik iki nga puna ne menyre te padrejte. Kam shkruar edhe tek Portali ^Shqiperia qe duam ^ dhe me pergjigjen se nuk ke certifikat. I kam derguar ne e-mail gjithe dokumentacionin tim duke kerkuar edhe inspektore te ministrise se arsimit qe te vijne ne Ballsh dhe te kontrollojne dosjen time.Por PORTALI nuk me pergjigjet me. Nuk dime ku te kerkojme te drejten, vetem sa na thone : Ke te drejte por ik ne gjykate… Perse duhet te pushohem nga puna , zoti kryeminister ? Kerkoj te verifikohet dosja ime dhe te gjitha komunikimet postare mes meje dhe drejtuesve te arsimit ne shkoll dhe ZA Mallakaster.Kush ka bere shkeljen te shkoje ne gjykate dhe jo une. Shpresoj ne nderhyrjen tuaj per te vendosur te drejten time qe me takon . Faleminderit.